Dardania( Kosova) ia ka pa sherrin Shqiperisë në kohën e Enver Hoxhës, Fatos Nanos dhe Edvin Kristaq Ramës

min lexim

Edvin Kristaq Rama në fjalimin e djallëzor para Këshillit të Evropës, u mundua t’i bind të pranishmit se, “ ky është ajka e shqiptarisë” dhë, se “ ҫdo vendim apo marrëveshje për ta marrë epilogun përfundimtar, duhet të kaloj përmes tij”.

Dhe, ky fjalim njëorësh që përpak nuk i vuri në gjumë me gjithë britmat përmes gërmazit të tij, përfundoi pa asnjë impakt pozitiv dhe bindje të anëtarëve të Këshillit të Evropës të cilët, në shenjë injorimi, mospranimi dhe refuzimi i një keqpërdorimi të asaj foltoreje, askush nuk i shkojë në darkën e organizuar nga Kryeministri shqiptar, i cili, përpos gjatësisë së tij trupore prej 1.98 cm dhe gërmazit të fuqishëm, tjetër përshtypje, nuk la.

Raporti i Dick Martyit i mykur në sirtarët e BE-së, Edvin Kristaq Rama, u vonue për 11 vite kur, po i njëjti ishte shpallur i pavlefshëm nga vetë Gjykata Speciale dhe, definitivishtë të burgosurit e Hagës, nuk akuzohen nga pamfleti serb për trafikim dhe nxjerrje organësh, por, fatkeqësishtë, për krime ndaj shqiptarëve, sipas ankesave të atyre që i kanë humbur të dashurit e tyre, të cilët u paraqitën, qoftë si dëshmitarë publik apo dëshmitarë të mbrojtur.

Këto akuza të rënda, pritet që Gjykata Speciale t’i zbardhë dhe ta sjell vërdiktin e drejtë dhe të pandikuar.

Hidhërimi i Kristaqit, erdhi me vonesë prej 11 vitesh, anipse, deklarohet se vizitat e tij, të bashkëpartiakëve të tij bashkë me bashkëpartiakët e të burgosurëve, nuk e kanë për qëllim, ndikimin në gjykatën e cila është votuar nga Parlamenti i Dardanisë, përderisa, opozita e atëhershme, tani në pushtet, i ka përdorur të gjitha mjetet, bile edhe ato siҫ i quan opozita e sotme, ish pushtetarët se, Parlamenti u sulmu me gaz lotsjellës, bile, siҫ thojnë këta, edhe me mollotov. A duheshin këto veprime, me siguri se jo por, mbeten të fundit për ta ndalur me të keqen.

Më asnjë lutje, zhurma e vajtime, nuk zhbëhen akuzat e Dick Martyit, anipse, e gjithë kjo, e panevojshme sepse, nuk janë akuza nga ky Raport-pamflet serb i cili, nuk është asgjë tjetër, vetëm një akuzë e pabazë dhe i paimagjinueshëm ndaj UÇK-së, por, qëllimi ishte që ata që i kanë kryer ata ndaj shqiptarëve, t’ua mveshin çlirimtarëve të cilët e mbronin pragun dhe tokën e tyre autoktone, iliro-dardane të banuara me shekuj nga shqiptarët.

Unë, mendoj se, nëna shqiptare deri sot, nuk e ka lind një të këtillë.

Kristaqi, po të ishte në krah të Dardanisë dhe në anën e udhëheqjës dardane, do të duhej që, Serbisë-Vuҫiqit prezent në këtë takim, t’i shtroj pyetje, legjitime, legale, dhe të drejtë e të qëlluar dhe në mbrojtje të UÇK-së dhe luftës çlirimtare të popullit shqiptarë të Dardanisë, të cilin, në vende të kësaj, atë e thirrte ta merrte fjalën, në vend se, t’ia përkujtoj se, edhe pas 22 vite, nuk u pendu, nuk kërkojë falje për krime dhe gjenocid, për vrasjen e 1420 fëmijëve, për vrasjen e afro 15.000 shqptarëve, për dhunimin e afro 21.000 femrave, për dënimin e afro një milion shqiptarëve me pretendim, largim nga shtëpitë dhe tokat e tyre, dhe ҫfarosje.

Dhe, pafytyrësia poshtëruese e tij, e mbronë Serbinë dhe Vuqiqin të cilit, siҫ e mbronë ai vëllaun e vetë se, duke tentuar që të harrohet e kaluara, domethënë, të amnestohen krimet dhe gjenocidi serb, të përfitohet sa më shumë në kohë qe Serbia ta zgjatë procesin e dialogut kur si asnjëherë më parë, nuk kanë qenë seriozishtë të angazhuar, BE, e në rend të parë për neve, SHBA-të nga të gjitha nivelet, me një bashkëpunim me udhëheqjen shtetëtore di adnjëhete më parë, duke e pritur epilogun e luftës në Ukrainë, me “shpresë se, Rusia e Putinit do të ngadhënjej.

Pra, sipas tij, nuk duhet t’i bëhet presion Serbisë për mos vërjen e sanksioneve ndaj Rusisë sepse, i duhet kohë, duke tentuar që, në mënyrë perfide sipas marrëveshjes me Vuҫiqin, që ky, pra, Kristaqi, në vend se ta sulmoj Vuҫiqin, ky e sulmon gjoja Putinin, nuk ka kurfar efekti përpos, mashtrimit të opininonit shqiptar siҫ u vrejtë të disa qytetarë duke e ngritur Edvin Kristaq Ramën në “ një lider gjithëshqiptar”.

Si mund të binë pre e kësaj propagande të këtij monstrumi shqiptar i cili, asnjëherë nuk e dëgjoj Vuҫiqin të distancohet nga krimet e Millosheviqit, ish ministër i tij i propagandë i cili i shërbeu me devotshmëri, por, ai, Vuҫiqi, gjatë një vizite në Mitrovicën e veriut, në vend se të distancohej nga Millosheviqi, ai e lavdontë, por, megjithatë siҫ thoshte se, nuk e ka krye punën si duhet deri në fund, pasi, është deshtë Dardania të zbrazët nga shqiptarët, siҫ e ceka më parë, më dëbim dhe ҫka të mbesin, të likuidohen.

Këtij, pra, Kristaqit, nuk e brenë rreziku dhe kërcënimi i Serbisë e cila rreth brezit kufitar me Dardaninë, ka koncentruar artileri dhe forca të mëdha ushtarake, për ҫka, NATO-së, iu deshtë me ia tërhjekë vërejtjen Serbisë për pasojat që mund t’i ketë nëse provon ndonjë avanturë të tillë.

Dorën në zemër, Amerika ishte ajo e cila, përmes Ambasadorit Hill në Beograd dhe Ambasadorit shumë aktiv në Dardani, Havenir, ia bënë me dije se, Dardaninë e keni humbur dhe, ne jemi këtu për ta mbrojtur përjetësisht aleatin tonë më të sinqertë, Dardaninë, shtet sovran, demokratik me tërësinë e saj territoriale.

Ky, Kristaqi, për propagandë dhe nevoja të tij politike, e ri aktualizon Raportin e Dick Martyit, një gjë e harruar dhe e hedhur poshtë nga vetë Gjykata Speciale.

Qëllimet e tij manipuluese ndaj shqiptarëve euforik duke e mos dëgjuar me vëmendje, duke e mos analizuar ҫdo fjalë të tij të cilat, më shumë ishin të dëmshme, jo vetëm për ata që janë në Hagë por, për shtetin e Dardanisë, për udhëheqjen e saj e cila po ndërmerr të gjitha masat që ta përmirësoj imazhin ndaj BE-së, duke e luftuar korrupcionin e lartë dhe keqpërdorimet në të gjitha nivelet dhe format të ish pushtetit që vendin e sollën në këtë deregje.

Edvin Kristaq Rama, thjeshtë, po tenton ta marrë primatin e liderit të opozitës në Dardani, duke e bashkuar, përqarë, edhe ashtu të katandisur si rezultat i panikut nga masat të cilat po i ndërmerr qeveria Kurti e, ku një numër i madh i tyre, sapo duket do të dalin para drejtësisë, me theks të veqantë, frika dhe skizofrenia rreth konfiskimit të pasurisë së jashtëligjshme.

Partitë opozitare, në përgjithësi, bashkë me të gjitha mjetet e informimit, portale dhe TV-it hibride, (b)analistet e paguar mu ashtu sikur edhe ato televizione, përpos RTK-së, Televizion shtetëtor i cili, deri më tani ishte komplet nën kontrollin e PDK-së, tani, duket më shumë i pavarur i cili, pa marrë parasysh të kaluarën, shpresoj se do të jetë TV, jo e pushtetit por edhe e oppzitës duke i mundësuar në mënyrë të barabartë shprehjen e mendimeve, idenave, vërejtjeve, akuzave, besoj me fakte ndaj pushtetit, duke e luajtur rolin e një opozite progresive në interes të shtetit dhë qytetarëve, i themeluar dhe mbikqyrur nga Parlamenti i Republikës së Dardanisë.

Sjelljet e tij teatraletragji-komike me Albin Kurti, është, ose akt skizofrenie, nën ndikimin e marihuanës, me vetëdije për “ t’i bindur”militantët e partive opozitare, përfaqësuesit evropianë, për t’u dukur para Vuҫiqit se, “ky është ai që i prezantonë shqiptarët në përgjithësi” duke tentuar që Kryeministrin Kurti ta ulë nën ҫdo nivel, nga xhelozia e papërmbajtur ndaj komplet udhëheqjës dardane, si njerëz të pastër, të ndershëm, të dijshëm, të guximshëm dhe të paluhatshëm në qëndrimet e tyre në mbrojtje të interesave shtetëtore, të pavarësisë, tërësisë territoriale dhe, refuzimit kategorik të tentativave rreth korigjimit të kufijve sipas idesë së, Vuҫiqit, Thaҫit dhe të Edvin Kristaq Ramës, me ndërmjetësimin e Richard Grenell i cili, duke shpresuar se do të kthehet garnituara e vjetër me të cilët i hapte hartat për ndarjen e Dardanisë, fuqishëm i duel krah Kristaqit, idenë të cilën, udhëheqja dardane, respektivishtë, Albin Kurti e refuzojë kategorishtë.

Idenë e Serbisë rreth Ballkanit të Hapur, rrezik për t’u nënshtruar kontrollimit në fillim ekonomik e pastaj politik deri të okupimi të dy shteteve shqiptare nën parullën demagogjike, të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, të cilat edhe deri më tani kanë egzistuar, anipse sipas reciprocitetit, të cilin e imponoj Serbia.

Definitivishtë, ky njeri, është rreshtuar haptas, publikisht dhe qëllimishtë në anën e Serbisë e kundër interesave të Dardanisë, me qëllim të destabilizimit dhe rrezikimit të sigurisë, sipas strategjisë, Rama-Vuҫiqi nën direktivat e Putinit, duke tentuar në destabilizimin e Ballkanit me një gjendje fragjile të sigurisë, për të krijuar pakënaqësi qytetare ndaj pushtetit, si qëllim i fundit i arritjes së suksesit për ta mbrojtur veten dhe të tjeret në të dy anët e kufirit, për, veprat kriminale, korrupsionit, pasurimit marramendës duke e varfëruar shtetin dhe duke i detyruar rininë të largohen, duke ua shua shpresën sepse, ua vodhe ardhmërinë, fuqinë financiare të shtetit për të hapur vende të reja pune me të rinjë të aftë krahas teknologjisë më bashkohore.

Edvin Kristaq Rama, është e keqja e shqiptarisë. Ky argat i Serbisë dhe i Rusisë, duke u rreshtuar haptas në anën e tyre, shpresojë se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do ta analizojnë sjelljen e tij në politikën ndërkombëtare si të rrezikshme kundër interesave Euro-Amerikan për paqe dhe siguri, do t’ia tregojnë vendin, i cili, duke e injoruar shtetin e Dardanisë, duke tentuar që të krijoj kushte për t’u kufizuar më Serbinë me zhbërjën e Dardanisë, gjoja për një bashkim më Shqipërinë pas humbjes së pjesës me vitale, veriun, të bëjnë “zgjedhje përfundimtare sipas apetiteve ruse për ta mbajtur nën kontroll tërë Ballkanin.

Një imagjinatë e cila, sillet në mendjet e tyre të mykura por për fatkeqësinë e tyre, një e tillë kurrë nuk do të realizohet.

Udhëheqja dardane, asnjë hap nuk duhet ta bëjë pa konsulltime paraprake me SHBA.

Hafiz Shala- New York, 16 tetor 2022

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nisja e vitit të ri akademik, Kushi uron studentët dhe u kujton pedagogëve: Mbështetja jonë do të vazhdojë pa u ndalur

Story i radhës

Kulla “Steinway” në Nju Jork, rrokaqielli më i hollë në botë

Të fundit nga