Danimarka do të dërgojë 2.59 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

1 minut lexim

Danimarka planifikon të rrisë shpenzimet e saj për ndihmën ushtarake për Ukrainën me 2.59 miliardë dollarë gjatë këtij viti dhe të ardhshëm.

Ky lajm u bë i ditur nga kryeministrja Mette Frederiksen, pretendente e mundshme për t’u bërë shefja e re e NATO-s.

Danimarka, me një popullsi prej më pak se gjashtë milionë, në mars krijoi një fond prej 1 miliard dollarësh për ndihmën ushtarake, civile dhe të biznesit për Ukrainën në vitin 2023.

Përgjigje për këtë fond dha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili shprehu mirënjohjen për ndihmën që do t’i shërbejë vendit të tij gjatë luftës.

“Ky kontribut i madh do të forcojë më tej aftësitë luftarake të forcave të armatosura të Ukrainës në afat të shkurtër dhe afatmesëm”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani: Veriu u destabilizua me urdhër të Vuçiçit

Story i radhës

“Rinia sot nuk dëgjohet”/ Basha në Durrës: Kapja e bashkisë, fatale për ekonominë! Ja dy propozimet që sjellin zgjidhjen

Të fundit nga