Mbrojtësi i PSG-së dhe Portugalisë, Danilo ka insistuar së Kombëtarja nuk sillet vetëm rreth Cristiano Ronaldos, pavarësisht ndikimit të tij të madh në skuadër
Teksa futbolli i ligave u ndal për shkak të Botërorit, Cristiano Ronaldo zuri titujt e mediave pas një interviste ku ai tha që ndihet i tradhtuar nga Manchester United. Por, bashkëlojtari i tij në Kombëtare, Danilo ka hedhur poshtë rolin e tij në formacionin e Portugalisë, duke insistuar që skuadra operon si tërësi, edhe pse kërkesat janë të larta për 37 vjeçarin.
“Gjithmonë do të këtë kritika për shkak se Cristiano është një lojtar i cili shet shumë, ai është një lojtar për të cilin flitet për çdo ditë. Nëse ai është i keq, njerëzit do të flasin. Nëse ai është i mirë, njerëzit prapë do të flasin. Kështu që, ne brenda grupit tonë e shohim këtë gjë natyrale”, tha ai për faqen zyrtare të FIFA-së.
“Është normale për Cristianon, që është pika e fortë e Kombëtares sonë, ai ka më shumë fokus, ne do të pasojmë më shumë gola tek ai, ne do të përpiqemi të bëjmë që ai të shënojë sa më shumë gola dhe ai do ta kërkojë këtë”, shtoi ai. “Është natyrale që ka bisedime për shkak që njerëzit mendojnë që ne luajmë për Cristianon, por nuk qëndron kjo. Ne luajmë për të fituar ndeshjet”.
Pavarësisht triumfit në Ligën e Kombëve më 2019, është pritur shumë nga grupi i lojtarëve të talentuar portugez të Fernando Santos, por nuk është që skuadra e tij ka dhënë shumë. Ronaldo është duke kërkuar me këmbëngulje për ta fituar një tjetër trofe, pasi fitoi kampionatin europian më 2016, për të cilën gjë shumë kritik mendojnë se po bëhet i dëmshëm për paraqitjen e skuadrës – njësoj si kritikat me të cilat ai është përballur me United.
Danilo, Ronaldo dhe tërë skuadra e Portugalisë do ta fillojë garën në Botëror me një ndeshje kundër Ganës më 24 nëntor dhe pritet që ta kalojë lehtë grupin H.