Dalin pamjet – vullnetarët amerikanë në betejë kundër rusëve në Ukrainë

Mediumi NEXTA ka publikuar një video, ku shihen disa vullnetarë amerikanë duke luftuar në një betejë në Kiev kundër forcave ruse. Sipas raportimit, në këtë betejë është çliruar një fshat i këtij rajoni.

Fshati, raporton mediumi, ka qenë i pushtuar nga forcat ruse për më shumë se një muaj.

Në videon e publikuar dëgjohet njëri prej vullnetarëve, duke komunikuar në gjuhën angleze. Ata shihen të veshur me rroba ushtarake që ngjajnë me ato të forcave ukrainase.

“Kjo është parajsë… kemi disa djem që janë qëlluar pak më parë… aty është njeriu im, komandanti im, që ka një stiker amerikan në krahun e tij. Shihni ndërtesat që po digjen… kemi raketa dhe kemi të gjitha gjërat ‘argëtuese’ për një ditë të bukur”, dëgjohet duket thënë vullnetari entuziast për betejën që po zhvillohej.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndërroi jetë Madeleine Albright – gruaja që u shpëtoi tiranive fashisto-komuniste

Story i radhës

FC Struga Trim Lum: Iseni bëri një ndeshje mjaft të mirë 

Të fundit nga