FC Struga Trim Lum: Iseni bëri një ndeshje mjaft të mirë 

Skuadra shqiptare Struga Trim Lum, mburret me futbollistin e saj, Besir Iseni, i cili sot u paraqit titullar për Maqedoninë e Veriut U-21.

Iseni ishte i pafat, ku u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 67-të.

Maqedonia e Veriut U-21 pësoi humbje në Beograd  me rezultat 2:1 nga Serbia U-21, në kuadër të Grupit H të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21.  

“Besir Iseni luajti titullarë te përfaqësuesja shpresa e Maqedonisë, që sot luajti përballë Serbisë në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2023, që do të mbahet në Rumani dhe Gjeorgji. 

Iseni bëri një ndeshje mjaft të mirë, duke mbuluar krahun e majtë të mbrojtjes, por i njëjti në minutën e 67-të ishte i detyruar që të braktis fushën, pas kartonit të dytë të verdhë ndaj serbëve. 

Kësisoj i njëjti humb të drejtën për tu paraqitur në ndeshjene 29 marsit në Shkup kundër Ishujve Faroe, ndeshje e vlefshme për grupin “H” eliminatorë”, shkruan në faqen e FC Struga Trim Lum.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dalin pamjet – vullnetarët amerikanë në betejë kundër rusëve në Ukrainë

Story i radhës

Milo zbulon mesazhet e forta nga Samiti i NATO-s: Grumbullimi i rezervave flet për një luftë të gjatë

Të fundit nga