Dalin detaje të reja, ja çfarë fshihet pas vrasjes makabre që tronditi mbrëmë Maliqin

July 30, 2023
1 minut lexim

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e një ditë më parë në fshatin Zëmblak, Maliq, ku burri qëlloi për vdekje gruan e tij. Mullalli ka vrarë gruan e tij, Luiza për motive xhelozie e më pas e ka hedhur në një gropë septike, pranë banesës së saj.

Autori ia ka dalë që të largohet nga vendi i ngjarjes, teksa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.

55-vjeçari punonte në ndërtim, ndërsa viktima ishte e punësuar në një rrobaqepësi në Korçë. Sipas familjarëve të viktimës, autori konsumonte shpesh alkool. Çifti ishin prindër të 3 fëmijëve, 2 vajza dhe një djalë.

Ndaj 55-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“E kuptoj, gjermanët nuk refuzohen”, Bayerni “asist” Strakoshës

Story i radhës

Mbi 6 mijë kandidatë aplikuan në afatin e parë për studime në UP, konkurrenca më e lartë në Mjekësi dhe Teknik

Të fundit nga

ShkoLartë