Çuçi: Investimet në teknologji 5-fishohen, reformojmë mbikqyrjen e policisë, Vetting për postet drejtuese

January 25, 2022
1 minut lexim

“Modernizimi përmes dixhitalizimit dhe investimeve në teknologji, si dhe reformimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë dy nga shtyllat kryesore ku do të fokusohet puna e Ministrisë së Brendshme përsa i përket Policisë së Shtetit”.

Kështu është shprehur ministri Bledi Çuçi gjatë një diskutimi me studentë dhe pedagogë në Universitetin Barleti.

“Ajo që mund të bëjmë ne është të shfrytëzojmë modernizimin e teknologjisë. Shtete të cilat kanë mangësi për shkak të traditës, mund të arrijnë shpejtësinë e vendeve të tjera duke marrë teknologjinë e fundit.

Meqë teknologjia avancon shumë shpejt, ti mund të jesh në një investim të caktuar në teknologji në të njëjtin hap si një shtet i zhvilluar. Që në buxhetin e këtij viti unë arrita për fat të mirë të pesëfishojë investimet e parashikuara në teknologji krahasuar me një vit më parë”, tha ministri Çuçi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ковачевски: Никогаш нема да ја заборавиме подадената рака на Бугарија во поплавите и големите шумски пожари во нашата земја

Story i radhës

Bella Hadid me veshje elegante dhe me lule në dorë viziton shtëpinë e Gigi Hadid në New York

Të fundit nga

ShkoLartë