Një javë më parë, Antonio Conte mund të mos ketë folur pas dy humbjeve radhazi të skuadrës së tij nga Southampton dhe Wolves, por italiani është në humor të mirë pas fitores ndaj Manchester City.
Kjo u pa edhe në konferencën për shtyp që dha në kuadër të ndeshjes së nesërme ndaj Burnley-t, pasi me një sulm epik ka dashur të theksojë rëndësinë e Kane .
“Ka një drejtor sportiv në Itali, Corvino. Ai thotë se ju mund të bëni keq për gruan tuaj, por jo për sulmuesin apo portierin tuaj.
Kjo është mënyra më e mirë për të kuptuar futbollin dhe si të ndërtoni një ekip.
“Po flasim për dy lojtarë të rëndësishëm (Llioris dhe Kane)”, – tha trajneri italian.