Çmimet e larta, Vasili ‘godet’ Ramën: Ulni taksat dhe tatimet, po falimentoni turizmin

July 15, 2022
1 minut lexim

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, thotë se sezoni turistik ndodhet në një gjendje të vështirë.

Sipas Vasilit situata është dramatike dhe se është vetë qeveria ajo që po çon drejt dështimin sezonin turistik, me çmimet e larta të naftës dhe të ushqimeve.

Statusi:

Dramatike, Qeveria po e deshton vetë sezonin turistik me Çmimet e larta te naftes dhe ushqimeve!

Plazhet e boshatisura kur jemi ne gjysmen e sezonit turistik akuzojne rende Qeverine.

Tallja e Qeverise me cmimin e Naftes vazhdoi edhe sot duke e ulur ne menyre qesharake me 2 lek cmimin e Naftes, ndonese ne Burse çmimi i naftes eshte aktualisht me i ulti i javeve te fundit.

Çmimi i naftes vazhdon te jete shume me i shtrenjte se ne Maqedoni ku sot eshte vetem 190 lek litri.

Asnje mase, asnje ulje taksash e tatimesh per Naften dhe ushqimet ne kete moment kritik te sezonit turistik, i cili po humbet dite te çmuara bosh, piketisht tani ne sezonin me te rendesishem turistik te vitit.

Qeveria po e deshton sezonin turistik me vullnet te plote.

Plazhet nuk mbushen me propagande idiote komuniste, por me krijimin e lehtesirave per te bere bisnes.

Plazhet nuk mbushen me budalleqet propagandistike te Edi Rames, qe u mban logorene e tij injorante operatoreve turistike, per gjoja cmimet e tyre te larta.

Plazhet nuk mbushen kur merr 350 milion euro me shume nga taksat, qe bien mbi kurrizin e popullit dhe nuk ben asnje lloj lehtesimi.

Deshtimi i sezonit do te thote varferi dhe deshperim per mijra familje, qe e kane te lidhur jeten me te.

Tra la latë vulgare me kenge e valle dhe ngopja me luge bosh nuk i japin zgjidhje deshtimit.

Ulni taksat dhe tatimet qe turizmi te marre fryme dhe te krijoje te ardhura edhe per bisneset edhe per arken e shtetit.

Turizmi sporadik i fundjaves nuk eshte sezoni turistik i vertete dhe me ndikim ne ekonomine e vendit dhe te familjeve shqiptare.

Boll më me kete menaxhim te turpshem dhe shkaterrimtar te shtetit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

31-vjeçari që u kap në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, emër i njohur për Policinë

Story i radhës

Incidenti te sheshi Skënderbeu, sqarohet Prokuroria Publike

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e
ShkoLartë