Çmimet e larta kanë ndikuar në uljen e interesimit për ajvar dhe turshi

min lexim

Çmimet e larta të produkteve ka ndikuar në uljen e interesimit të qytetarëve për të përgatitur ajvar dhe turshi.

Të paktë janë ata qytetarë që megjithatë kanë vendosur të përgatiten për stinën e dimrit, por thonë se do të përgatisin sasi më të vogël se vitet e kaluara, pasi gjithçka është shumë shtrenjtë. Edhe shitësit shprehen të pakënaqur nga shitja.

“Jo, se shtrenjtë është.. Kur të bëjmë pra do të marrim këtu”, tha një qytetar.

“Çmimet katastrofë, jo ma pak kam marr sivjet, ma pak…. nuk ja vlen por patjetër duhet të hamë diçka, nuk ja vlen.. (Turshitë e tjera a i keni bërë) Jo, tash sa kemi filluar.. Varet si do të thotë xhepi”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Për një njeri nuk bëhet. Ka shumë punë, pjek, qëro, derdh, bluaj, përziej, përziej, për çfarë për lyerje dhe aq..”, theksoi një qytetar.

“Sikur vitet tjera nuk janë shitjet, por po marrin, kush ka nga pak merr sa ta kalojë atë… Çmimet janë të njëjta sikur vitet tjera, por popullata është më e varfër se vitet tjera veç shohin të marrin nga pak të kalojmë”, tha një shitës.

Story i mëparshëm

Berisha: Ishte një ndeshje që e fituam vetëm me karakter të fortë 

Story i radhës

Deçiqi ndahet baras me Buduçnostin 

Të fundit nga