Berisha: Ishte një ndeshje që e fituam vetëm me karakter të fortë 

Trajnerja në detyrë e Dritës së Gjilanit, Vlora Berisha, flet pas fitores me rezultat 3:1 ndaj Fushë Kosovës.

Volejbollistet e Dritës treguan lojë më të mirë dhe shënuan fitore, por Berisha nuk është e kënaqur me lojën e volejbollisteve të saja.

“Ishte një ndeshje që e fituam vetëm me karakter të fortë siç e kemi dëshmuar edhe në shumë ndeshje.

Përndryshe, vajzat nuk ishin në element dhe nuk kanë kryer detyrat e dhëna nga trajneri”, tha Berisha për faqen e FVK-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Njerëzit e arsimuar kanë këto 11 zakone të mira

Story i radhës

Çmimet e larta kanë ndikuar në uljen e interesimit për ajvar dhe turshi

Të fundit nga