“Çmenden” te Al-Hilal,  400 milionë euro pagë në sezon për Mbappe-në

July 23, 2023
1 minut lexim

E ardhmja e Kylian Mbappe gjithmonë zgjon interesin e disa prej klubeve më gjigante.

Së fundmi me përfshirjen në “lojë” të klubeve nga Arabia Saudite merkato e kësaj vere ka qenë më e nxehta ndonjëherë.

Duke parë situatën e tensionuar të francezit te klubi i Paris Saint-Germain, Al-Hilal është hedhur në sulm pa humbur kohë.

Klubi saudit i ka bërë një ofertë zyrtare PSG-së, ndërsa nga mediet franceze raportohet se klubit parizien i janë ofruar 200 milionë euro për blerjen e kartonit të sulmuesit, ndërsa vetë Mbappe-së i është ofruar një pagë prej 400 milionë euro në sezon, shifër që do ta bënte atë lojtarin më të paguar ndonjëherë në historinë e futbollit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Motra e Rita Orës, Elena po shijon pushimet në Shqipëri

Story i radhës

Vëllezërit nga Shijaku kultivuan kanabis me llamba elektrike, arrestohet i shpalluri në kërkim

Të fundit nga

ShkoLartë