motra e rita ores elena po shijon pushimet ne shqiperi 64bd0afe3e2ef

Motra e Rita Orës, Elena po shijon pushimet në Shqipëri

July 23, 2023
1 minut lexim

Motra e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Elena Ora, ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi.

Megjithëse aktualisht dy motrat janë të angazhuara në promovimin e albumit më të ri të Ritës, “You & I”, prapëseprapë ajo ka gjetur kohën që të vizitojë këto ditë të nxehta shtetin amë.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, Elena – e cila njëherësh shërben edhe si menaxhere e Ritës, mund të shihet duke shijuar plazhin në jug të Shqipërisë.

Image

Elena Ora

Ajo ndau me ndjekësit e saj disa fotografi nga pushimet që po kalon atje, ku duket mjaft atraktive në një resortet luksoze të jugut.

Madje në mbrëmje, Elena Sahatçiu – Ora, mori pjesë edhe në një koncert të këngëtares së njohur shqiptare Dafina Zeqiri.

Image

Foto: Instastory

Nga videot që menaxherja e yllit botëror ndau me ndjekësit, la të kuptohet se ishte tejet e kënaqur nga performanca e Dafinës dhe se ajo është ndër këngëtaret shqiptare më të preferuara të saj.

Image

Dafina Zeqiri

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

perplasi makinen e parkuar plagoset nje kembesor 73 vjecar ne korce 64bd095a75c59
Story i mëparshëm

Përplasi makinën e parkuar, plagoset një këmbësor 73-vjeçar në Korçë

cmenden te al hilal 400 milione euro page ne sezon per mbappe ne 64bd0d8e4a855
Story i radhës

“Çmenden” te Al-Hilal,  400 milionë euro pagë në sezon për Mbappe-në

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë