Çlirimitari Rugova, LDK e Rugovizmi

January 21, 2022
min lexim

Në kohën kur formohej Lidhja Demokratike e Kosovës dhe disa akademike e intelektualë nuk e kishin guximin as ta përkrahin lë me të bëhen pjesë e këtij zhvillimi, apo edhe e kundërshtuan largimin nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisë, ishte Dr. Ibrahim Rugova që, jo vetëm që e përkrahu dhe iu bashkëngjitën këtij zhvillimi shoqëror, por edhe u vu në krye të tij si kryetar i LDK-së dhe prijatar i kësaj lëvizje gjithëpopullore.

Ishte koha kur populli shqiptar në ish-Jugosllavi fizikisht ishte i okupuar nga diktatura sllavo-kumuniste nën dominimin e Serbisë që ushqente e helmonte mendësinë shqiptare me doktrina të diktaturës komuniste, të cilët në emër të një “internacionale socialiste” luftonin për “vëllazërim-bashkim të popujve”, që në fakt ishte bashkim e tjetërsim me botën sllave nën tutelën ruso-serbe, e cila pamendësi ushqehej edhe më shumë në Shqipëri, si në kohën e “nënës parti” ashtu edhe pas rrëzimit të bustit të “xhaxhit”, saqë pasardhësit e kësaj “nene” vazhdonin ta trajtojnë Kosovën si pjesë të Serbisë edhe pas ndarjes së shqiptarëve nga komunizmi jugosllav dhe shpalljes së Republikës së Kosovës, për më tepër, pas riokupimit të Kosovës nga Serbia, Kosovën e quanin “çështje të brendshme të Serbisë”, apo i propozonin që “të marr pjesë në Zgjedhjet në Serbi”, ani se Kosova kishte shpallur “Deklaratën Kushtetuese” dhe Kuvendi e kishte aprovuar “Kushtetutën e Republikës së Kosovës” dhe pasi që Kosova kishte zgjedhur Dr. Ibrahim Rugovën, President të Kosovës dhe një Qeveri të Kosovës që vepronte nga ekzili.

Propozime këto të cilat Presidenti i Kosovës Dr. Rugova, Kuvendi plurarist, Qeveria e Kosovës dhe populli i Kosovës i refuzuan, ani se kishte intelektualë, akademikë e enveriste edhe në Kosovë që kërkonin të dëgjohej zëri i “nënës” (parti) për të qëndruar të nënshtruar nën Serbi e Jugosllavi.

Ani se në Kosovë e Shqipëri, në Mal të Zi e Maqedoni kishte ndonjë politikan që të ardhmen e shqiptarëve e shihte në Jugosllavi apo “Ballkani” me qendër në Beograd. Sikur që ka edhe sot.

Në këtë kohë LDK-ja me Presidentin Rugova në krye dhe rugovizmin si formë e të mendimit dhe veprimit politik demokratik çliroi mendësinë shqiptare nga diktati komunist, përqafimi sllav dhe tjetërsimi oriental, të cilat së bashku e kishin nxjerr trungun shqiptar nga shtrati i vet evropian dhe hedhur në tregun lindor.

Presidenti Rugova dhe rugovizmi si filozofi e veprimit paqësor, përbashkues e unifikues e çliruan shoqërinë shqiptare nga përçarjet ‘ideologjike’ e partiake, rajonale e fetare, duke i bashkuar dhe unifikuar për qëndresë dhe përballje me okupimin dhe okupatorin serb, bazament ky që i shërbej luftës çlirimtare.

Presidenti Rugova në krye të rugovizmit dhe LDK-ja si platformë e veprimit i dhanë shoqërisë shqiptare orientim të qartë pro demokracisë perëndimore dhe përcaktim të qartë evropian, për Liri, Pavarësi e Demokraci, duke e çliruar kështu shoqërinë nga ndikimi i instalimeve sllave, mbetjeve osmane dhe tendenca orientale, të ushqyera nga pushtuesi serb dhe të kërkuara nga politikanë dhe ‘intelektualë’ të ushqyer në kuzhinat e tyre.

Rugova dhe rugovizmi e çliruan edhe shoqërinë shqiptare, duke e iniciuar dhe ndihmuar atë të largohet nga pamendësia e stalinizmit enverist dhe pamendësitë e importuara nga Kina maoiste dhe të kthehen drejt Evropës e SHBA-ve, që të çlirohet nga adhurimi i idhullit, si “babës dovlet”, respektivisht “babës Stalin”, apo “xhaxhit” Enver e‚ shokut Mao “drejt përkushtimit për Liri e Demokraci. Duke i hapur kështu Shqipërisë derën për demokraci, për në BE dhe NATO.

Presidenti Rugova rugovizmin e kishte filozofi të veprimit të matur, ku kompromiset e brendshme e konsensusi ishin mjete të përbashkimit dhe unifikimit për qëllimet madhore, ku butësia shërbente për përafrim e rrugëtim të përbashkët drejt ndryshimit të madh, çlirimit nga pamendësia sllavo-komuniste dhe sundimi serbo-sllav.

Çlirimtarë janë ata që e trasojnë rrugën e çlirimit dhe të jetës në liri funksionale me demokraci e drejtësi, çlirim që fillo me ndërtimin e kësaj rruge dhe të besimit e bashkëpunimit të ndërsjellë për këtë qëllim sublim. Çlirim që vazhdoi me ndërtimin e besimit të botës demokratike në shoqërinë shqiptare si partner për zhvillim e demokracisë në rajon e më gjerë.

Presidenti Rugova në krye të LDK-së dhe rugovizmit ishte në krye të këtyre çlirimtarëve që çliruan Kosovën dhe shqiptarët nga mendësia sllavo-komuniste, në krye të ndërtimtarëve të besimit në demokracinë perëndimore, për Liri, Pavarësi e Demokraci dhe në krye të ndërtimit të partneritetit me boten demokratike, që ndërhyri dhe ndihmoi Kosovën në luftën çlirimtare të sajë për çlirimin nga okupimi i Serbisë.

Çlirimtarë të parë janë ata që ndërtuan e trasuan rrugët e çlirimit, pastaj vijnë veprimtarët e luftëtarët që ecën nëpër këto rrugë.

Presidenti Rugova ishte çlirimtari i parë dhe ndërtuesi i parë i demokracisë, për një liri funksionale.

PS.

Që çlirimi i shqiptarëve të jetë i plotë duhet që edhe pas vdekjes së Presidentit Rugova të vazhdohet me çlirimin e shqiptarëve nga pamendësia sllavo-komuniste, e cila tashmë për formë të ushqimit e helmimit të shqiptareve përdorë klero-fashizmin grek serb e grek, krahas neosmanizmit dhe radikalizmit islamik.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të paktën 100 të vdekur nga sulmet në burgun e Jemenit

Story i radhës

И денеска над 2.000 нови случаи на ковид-19, починале деветмина пациенти

Të fundit nga

ShkoLartë