Të paktën 100 të vdekur nga sulmet në burgun e Jemenit

Të paktën 100 njerëz janë vrarë në një sulm ajror nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që goditi një qendër paraburgimi në Jemen.

E gjitha ndodhi kur një objekt u godit në Saada, një bastion i lëvizjes rebele Houthi, herët të premten. Numri i saktë i të vdekurve është i paqartë. Médecins Sans Frontières (MSF) tha se të paktën 70 njerëz u vranë, megjithëse numri pritet të rritet.

“Ka shumë trupa ende në skenën e sulmit ajror, shumë njerëz të zhdukur. Është e pamundur të dihet se sa njerëz janë vrarë. Duket se ka qenë një akt i tmerrshëm dhune.” tha për agjencinë e lajmeve AFP Ahmed Mahat, shefi i MSF në Jemen.

Sulmi pason disa netë bastisjesh të intensifikuara me bombardime në vazhdën e një sulmi vdekjeprurës të Houthi në Emiratet e Bashkuara Arabe, aleat saudit.

Arabia Saudite ka udhëhequr një koalicion shtetesh arabe në një luftë kundër rebelëve që nga viti 2015, e cila ka shkatërruar Jemenin, shkruan BBC.

Dhjetëra mijëra civilë, duke përfshirë më shumë se 10 mijë fëmijë, janë vrarë ose plagosur si rezultat i luftimeve. Miliona janë zhvendosur dhe shumica e popullsisë është në prag të një krize urie.

Më në jug, tre fëmijë u vranë teksa po luanin futboll kur një sulm ajror goditi një objekt telekomunikacioni në qytetin e Hudejda, të mbajtur nga rebelët, tha agjencia Save the Children.

Arabia Saudite deklaroi se koalicioni kishte kryer sulme ajrore në Hudejda, por nuk e përmendi sulmin në Saada.

Koalicioni ka rritur sulmet ajrore që kur Houthi kryen një sulm me dron dhe raketa në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën. Tre civilë u vranë në sulmin e parë vdekjeprurës të këtij lloji në Emiratet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Plagosën Albanin”, Beatrix me lot në sy rrëfen ëndrrën që pa mbrëmë

Story i radhës

Çlirimitari Rugova, LDK e Rugovizmi

Të fundit nga