Gjeologu dhe inxhinieri Sazan Guri ka komentuar pyetjen misterioze të gazetarit Blendi Fevziu, se pse droni i tij nuk ngrihet në malin e Tomorrit.
Ai ka theksuar se kjo mund të lidhet me përbërjen minerale të malit dhe jo me ndonjë faktor mistik.
“Nuk besoj se është çështje mistike. Tomorri ka misticizmin e vet për vlerat natyrore që paraqet dhe në kuptimin metaforik mund të quhet “Babamal”.
Mali i Tomorrit është homogjen, nuk ka fusha të ndryshme në përbërjen e tij minerale ose shtresa të tokës që mund të mbajnë objekte. Por mund të ketë zona me përbërje të lartë të hekurit ose mineraleve që ndikojnë”, tha Guri në emisionin “Kosova Today”.
Ai përmendi po ashtu se shkëmbinjtë vullkanikë ose magnetikë në verilindje të Shqipërisë mund të jenë një analogji për shpjegimin e këtij rasti.
Burimi: botasot.info