Vitet e tranzicionit në Kosovë, nuk sollën prosperitet dhe jetë më të mirë për qytetarët.
Elitat politike nuk e shfrytëzuan këtë fazë mirë për shtetndërtim dhe mirëqenie të përgjithshme. Nuk u krijuan kushtet për vlera shoqërore e politike, por u krijuan kushtet më shumë për kategorinë e njerëzve të politikës dhe të biznesit. Institucionet e pandikuara në kushtet e funksionimit normal do të ishin mburoja karshi politikave dhe politikanëve hileqar. Nuk patëm shtet si duhet ligjor dhe as ndarje të pushtetit në mënyrë meritore. Nuk u krijuan mekanizmat kompetentive për funksionim të ekonomisë së tregut, që një shtet e bën të zhvilluar.Tretmani i shtetit si “gjah” që ju bë gjatë 22 viteve nga partitë shtetformues, krijuan jo stabilitet politik e jo stabilitet ekonomik.
U akumuluan shumë probleme duke e pamundësuar edhe funksionimin e mirë të sistemeve. Institucionet e tilla inerte dhe ekonomia informale bënë që mos të kemi investime dhe as investitor të jashtëm. Ju mbyllën rrugët edhe inovacioneve të reja teknologjike. Nuk u zhvillua asnjë degë e ekonomisë dhe as industria e rëndë si duhet. Mbeti jashtë edhe turizmi si predispozitë e mirë e Kosovës. Të arriturat mbetën shumë të vogla. Si pasojë e gjithë këtyre erdh varfërimi, numri enorm i atyre të cilët po kërkojnë punë, pastaj si pasojë e punës së keqe të pushteteve ishte rritja jashtë çdo normaleje e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.
Duke kaluar koha edhe rritej mos besueshmëria në organet e shtetit. Premtime patëm gjatë këtyre viteve nga ata që e morën pushtetin sa të duash, e realizime kurrfarë. Pa funksionimin e shtetit ligjor , si garantues i sigurisë, nuk mund të flasim për zhvillim të ekonomisë, që mundëson një ambient, ku secili individ ti maksimizon potencialet e veta riprodhuese. Paralelisht më instrumentalizimët e ndryshme politike, më institucione të dobëta, pamë së po rrënohen edhe sistemi i arsimit dhe shëndetësisë.
Kemi një çrregullim sidomos të arsimit, i cili sistematikisht është dobësuar. Nuk kë gjë më tragjike për një komb dhe shtet së kur arsimi dhe shëndetësia po komercializohen duke u shndërruar në biznes. Kanë ardhur deri të diplomat secili që i ka pasur mundësitë materiale, pavarësisht nga dija. Shumë e kanë humbur kuptimin universitetet dhe më këtë edhe fakultetet. Me këtë gjë dija shumë është relativizuar, që ka ndikuar që edhe shteti të kolapsin. Edhe ata që kanë fituar dije më meritë janë duke ikur nga vendi, që mos të bien pre e përshtatshmërive ideo politike si në komunizëm.
Është brengosëse së si edhe ndryshimet post jugosllave në hapësirat ballkanike nuk sollën ndryshimet të logjikës nga sistemi socialist. Nuk sollën ndryshime përmbajtjesore, të cilat do të kishin fuqizuar pushtetet e dobëta të pas luftës që i patëm.Tash, kur po formohet pushteti i ri po rritën edhe shpresat për një të ardhme me të ndritur të Kosovës. Shtyrja e qytetareve qëllimisht në abstenim ,ishte gjëja më e keqe për Kosovën .Ky tip i politikanëve nuk i solli këtij populli as për afër rezultatet e pritura. U mendua më shumë për ndërrim mandatesh pushtetare , duke e qitur krejt në margjina funksionimin e shtetit. Keqpërdorimi i shtetit ishte tepër i madh, duke iu dhënë kah të kundërte edhe historike interesave të shqiptarëve.
Të shpresojmë së forcat e reja politike të cilat po vijnë në pushtet, kanë krejt përcepcione tjera politike karshi shtetndërtimit dhe mirëqenies së përgjithshme. Dhe, fortë besojnë së po. Ekzistojnë kapacitetet që gjërat të kthehen na kahun e tyre pozitiv. Qarkun shumë vjeçar të tranzicionit duhet më përmbylle më forca të reja dhe të fuqishme politike, të cilat do të bëjnë shumë punë në zvogëlimin e krimit dhe të korrupsionit, të cilat që shumë kohë po e gërryejnë Kosovën nga brenda. Vetëm duke bërë hapa konkret zhvillimor, edhe mund të bëhemi pjesë e Evropës së Bashkuar. Mund ti tregojmë botës edhe pse vend i vogël, mund të bëhemi shembull, i një shteti modern. Nuk ka vend më për pseudo elita në pushtet, të cilat na servuan modele të pushteteve autoritare, si personalizim i politikës të të fortit.
Nuk dhanë alternativa të politikave profesionale, të shoqërive civile dhe të organizmave kualitativ shoqëroro- politike, si korrigjime të çdo pushteti demokratik. Pushtetet keqpërdoren opozitën në mënyrë flagrante duke e margjinalizuar punën e saj. Funksionimi i shtetit dhe proceseve demokratike është i pa mundur pa veprimtarinë e opozitarizmit të mirëfilltë, kur dihet së opozita është element konstituiv i shoqërisë, ndarjes të pushtetit, kritikës publike, medieve dhe shoqërive civile…