Çka bëri Shën Nēna Terezë, për ne?

April 8, 2022
min lexim

A janë me mend në kokë disa, e them shqiptarë, kur shtrojnë pyetje: Çka bëri, Nëna Tereza, për ne?!

Këta “njerëz” në shërbim të së keqës, agjenturave të huaja, as që kanë guxim ta thërrasin “Nënë” si e tërë bota e ndjenjave njerëzore, këta “shqiptarë”, meq më sa shihet ata janë vetëm shqipfolësa sepse siç duket nuk kanë asnjë pikë gjak shqiptari, flasin me aq urrejtje sa duket që e tërë jeta e tyre është shndërrua në urrejtje e të këqija.

Mirëpo, bota e civilizuar, pa intriga e gjelozi, i kuptojnë dhe shohin gjërat, i shtrojnë me arsye të shëndoshë e pa pretendime dhe qëllime të kqija, e shohin dhe dëshirojnë një botë humane, dhe për shqipfolësa e sjell këtë shkrim të shkurtër rreth pyetjës së tyre se; Çka bëri Nëna Terezë për ne?

Më vie keq ta them këtë por dëtyrohem ta them (meqë shohim shpesh në debate televizive e radio tona, cilat bartin fajin e madh që thrrasin persona të tillë në emisionet e tyre) se pyetje të tilla e diskutime bëjnë njerëzit e ligë, njerëzit e pamoralshëm e të pandërgjegjëshëm, njerëzit që nuk e dojnë këtë popull e as njerëzit e mëdhenjë të këtij populli.

Pse e them këtë, sepse një; Nëna Terezë është bijë e një patrioti, është bijë shqiptare, është humaniste, është bëmirëse, mirësinë dhe dashurinë e së cilës e ka prekur dhe shijuar çdo njeri në këtë planet, pos atyre që nuk dëshirojnë të kenë, ta njohin dhe pranojnë dashurinë. Krenohet, kombi shqiptar (pos disave), krenohet India, krenohet Amerika e Evropa, Australia, Azia e Afrika, krenohen vendet islamike ku në shumë raste e shtete Islame ndërmjetësoi vet Nëna Terezë për paqe, hyri me dashuri aty kur askush nuk dëshironte të hyj në luftë e të pajtoj kaste e fise të ndryshme të këtyre shteteve që derdhnin mes veti gjak e nga cilat konflikte dilnin me mijëra të plagosur, veja, të përdhunuara, fëmijë bonjak – të cilët i merrte nën përkujdesje kush tjetër pos Nënës tonë shqiptare./

Madje pyesim, çka bëri? Dhe asgjë po të mos kishte bërë, mjaftonte dhe mjafton vetëm ajo se; Është shqiptare! “Me gjak ishte shqiptare… Me shtetësi poashtu shqiptare, gjuhë, kulturë, tradita e zemër bujare shqiptare.

Prandaj,duke iu falenderuar personit, personalitetit, emërit të saj, përkatësisë së saj (nëse e shiqojmë anën biologjike, sepse shpirtërisht i takon botës mbarë) neve shqiptarët bërë aq miqë e përkrahës në botë, Amerikën, Evropën, kudo… Na ndihmuan dhe po na kthejnë të mirat e bëra nga ana e Nënës tonë, Nënë Terezë anë e mbarë botës. Logjikisht dhe thuhet se e mira kthehet me të mirë, dhe pikërisht fryt i këtyre të mirave ishte nëna e jonë, Nënë Tereza, dhe neve po i gëzojmë ato.

Pastaj, mos të harrojmë, neve e dijmë se në çdo forum botërorë Nëna Terezë lutëte politikanë e burrështetas, citoj: “Ju lutem bëni diçka për popullin tim shqiptar?”A është pak kjo?!

Pastaj, në emërin e Nënës Terezë njerëzit vullnetmirë japin e tubojnë mjete e mjete për skamnorët në Kosovë e hapësirën shqiptare. Mendojeni kohën e para luftës (që shumë nga ne me qëllim e kemi harruar duket, apo jemi siç thuhet në popull; bukë përmysë”) ku Shoqata “Nënë Terezë” mbajti e mbanë ende me qindra e mija familje në jetë, sa njerëz përmes këtij emëri të shenjtë u shëruan, sa shtëpi u ndërtuan në Kosovë e gjetiu në trojet e hapsirat tona, sa fëmijë bonjak qenë dhe janë nën përkujdesje?

A pak paska bërë e po bënë edhe sot Nënë Tereza???!!!

Mjafton fakti se rreth emërit të Nënës Terezë u bashkuam dhe u solidarizuam neve shqiptarët e mbijetuam dhe mbetëm gjallë!

Kenedy pati thënë: “Mos pyet se çka bënë shteti për ty, por çka bënë ti për shtetin!” Pse nuk e pyesim vetjen tonë; çka bërëm e po bëjmë neve për një institucion në veti, për një univerz në veti, për Nënë Terezë para figurës dhe veprës së cilës u përkulën e përkulën i madh e i vogël, i varfër e i pasur, i sëmuar e i shëndosh, burrshtetas, fetar e ateist…përkulej edhe natyra para saj e emërit të saj.

Neve nuk e pranuam në shtetin e saj për varrim të së ëmës e motrës? Neve ia morrëm shtëpinë? Neve flasim për te keq e mos të them dikush edhe fjalë të ndyra (veçohen disa hoxhallar të paguar nga qarqe të ndryshme antishqiptaqre e ndjekës të tyre cilëve iu kanë shpërlarë trurin), e kur bota me admirim e kujton dhe i lutet për çdo ditë e më shumë asaj?

A nuk i paskim borxhë Nënë Terezë, po besa sa të jetojmë edhe atë madje shumë ?

Ne kemi fatin jo se ajo i përket kombit tonë, dhe duhet të krenohemi e të galdojmë e gëzohemi, të falenderojmë Zotin, që kemi fatim ti përkasim të njëjtit komb që i përket Nëna Terezë, pra kombit shqiptar, dhe që jetuam në epokën e saj, kurse do jemi të lumtur, kuptohet, dhe ajo me ne, vetëm nëse ndjekim jetën dhe shembullin e saj!

Po, ajo nuk ka nevoj për borxhet tona që kemi ndaj saj, ajo ka nevojë që ne të duhemi, të jetojmë së bashku e në mirëqenie, të jetojmë si një familje, ta lusim atë për të ndërmjetësuar te Ati qiellor për ne dhe të ardhmën tonë, ta lusim duke i kërkuar falje, sepse ajo është dashuri dhe na pranon në përqafim e na falë për mosrespektin, neglizhencën dhe mosdashurinë dhe padrejtësitë që i kemi bërë ndaj saj.

Bill Klintonka thënë botërisht në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar”.

Nëna Tereze, ndërroi jetëme 5 shtator 1997. Me këtë rast u dhanë deklarata të shumta, u mbajtën ditë zie dhe pikëllimi. Lajmin për vdekjen e saj e dhanë pothuaj të gjitha kanalet televezive botërore.

Ndër mendimet që dhanë njerëzit e politikës, eprorët e bashkësive fetare dhe të pendës, po veçojmë:

Papa Gjon Pali II:”Nëna Tereze shembull i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit”

William Bill Clinton(ish-president amerikan)”Vigani i shekullit tonë”.

Dr. Sali Berisha/kryeministër i shqipërisë/:”Bija më e shquar e kombit tonë”.

Zhak Chirac(kryetar i Francës): ”Më pak dashuri në botë pas vdekjes së Nënës Tereze”.

Toni Blair(kryeministër britanik):”Shpirti i saj do të rrojë si inspirim për gjithë ne”.

Dr don Lush Gjergji:”Ajo ishte dashuri në vepër”

Imzot Mark Sopi: ”Do të mbetët në kujtim të përhershëm derisa të ekzistojë njerëzimi”.

Akademik Mark Krasniqi”Simbol i traditës sonë”.

Bekim Fehmiu(artist): ”Pas Skënderbeut u largua edhe Nëna Tereze”.

Sabri Koçi(kryetar i Komunitetit shqiptar të besimit islam): ”Vdekja e Nënës Tereze ishte vdekja më e rëndë për kombin tonë”.

Ismail Kadare:”Bota dhe populli ynë mbetë jetim pa të”.

Me 13 shtator 1997- U Varros Nëna Tereze me nderimet më të larta që organizoi qeveria indiane.

Mbi shpalljen /beatifikimin/ e të Lumes Nënë Tereze /Gonxhe Bojaxhiu/

Murgesha e vogël, me zemër të madhe-Nobeliste e Paqes dhe Simbol i Dashurisë për të varfërit, të sëmurët dhe të lënët, me nderimet më të larta të hierarkisë katolike në Selinë e Shenjtë, vetëm pesë vjet pas vdekjes fizike do shpallet e Lume që është shkalla e fundit para shpalljës zyrtare të saj nga ana e hiearkisë Kishtare shenjtëreshë, me rastin e marrjes së këtij vendimi historik nga ana e Atit të Shenjt – Gjon Pali i Dytë (përndryshe mik i madh i popullit shqiptar) shënon rekord të ri në beatifikimin e të lumturtuarve-shenjtërimin e të merituarve (Beatifikimiapo shpallja e Lume ishte me; 13 tetor 2002)

Në arsyetimin e këtij vendimi historik për beatifikimin e Bijës Shqiptare-Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në mbarë botën si Nëna Tereze e Dashurisë, përmenden edhe 122 mirënjohje ndërkombëtare, përveç Çmimit Nobel për Paqe, më 1979, si dhe disa mrekulli, të cilat vështirë mund të shpjegohen edhe shkencërisht.

Komisioni Kishtar për beatifikim, pasi ka shqyrtuar 80 volumeme 113 dëshmie 35.000 faqe të shkruarame akte nga jeta dhe vepra e të Lumes që gjithë bota qysh sa ishte ende gjallë Nëna Tereza e quante Shqiptaren, Shenjtëreshë, ka përgatitur materialin sintezë nga jeta, vepra dhe mrekullitë e Nënës Tereze, në ekstraktin 5000 faqesh të shkruaradhe pas analizimit të tij, Papa ka marrur vendimin për shenjtërimin zyrtar të Gonxhe Bojaxhiut shenjtëreshë, kjo që edhe ndodhi kur Kisha Universale në krye më Papa Françeskun shpallë me: 4 Shtator 2016të Shenjtë Nënë Tereza Bojaxhiu-n, bijën e popullit tonë.

Për fund;

Populli Shqiptar ndjehet krenar (apo duhet të jetë krenar) për bijën e tij, që ishte dhe është gruaja më e madhërishme e botës së shekullit XX e fryma dhe filozofia e jetës së cilës vazhdon të jetoj dhe do jetë e përjetëshme. Është pra një nderë dhe një privilegj i madh për kombin tonë shenjtërimi i Nënës Tereze, të cilën mbarë bota e quan Nënë. Le të bëjmë secili nga ne diçka të vlefshme për dashurinë njerëzore sepse sot më shumë se kurrë kemi nevojë njëri për tjetërin, kemi nevojë për bashkim e dashuri vëllazërore.

Jeta është gjëja më e vlefshme që kemi dhuratë, prandaj që të jemi mirë me Zotin dhe vëllaun e motrën njeri, jeto sipas mësimit dhe shembullit të bijës e nënës tonë dhe të botës, Shën Nënë Tereze.

Kisha me përfundue këtë shkrim pikërisht me një poezi të Shën Nënës Terezë ( me të cilën edhe shohim se si e ka kuptuar Nëna e jonë jetën) e këto vargje le të jenë mësim, testament për ne, mbi jetën;

JETA

Jetaështë mundësi, pranoje.

Jetaështë bukuri, admiroje.

Jetaështë lumturi, shijoje.

Jetaështë ëndërrë, zbatoje.

Jetaështë sfidë,ballafaqoje.

Jetaështë detyrë,kryeje.

Jetaështë lojë, luaje.

Jeta është e çmueshme,nderoje.

Jetaështë pasuri, ruaje.

Jetaështë dashuri, përjetoje.

Jetaështë fshehtësi, zbuloje.

Jetaështë premtim, plotësoje.

Jetaështë pikëllim, tejkaloje.

Jeta është himn, këndoje,

Jetaështë tragjedi,zbute.

Jetaështë avanturë, zbërtheje.

Jetaështë kënaqësi, meritoje.

JETA ËSHTË JETË, MBROJE.

(Nëna Terezë)

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zgjidh një letër dhe lexo këshillën që të nevojitet më tepër në këto momente

Story i radhës

Ganiu: Çairi i krenarisë, Klubi “Arben Bajrami” rrëmbeu Kupën e Maqedonisë në futsall

Të fundit nga

Vullneti-Gjestit: Foli pak Xhenetës

Banori i shout më të madh në vend, Vullneti i ka kërkuar diçka Gjestit. Me seriozitet të madh, Vullneti i thotë Gjestit që t’i flas Xhenetës lidhur me sjelljet e saj. Ajo
ShkoLartë