Ka përfunduar ndeshja mes Sporting Lisbonës dhe Manchester Cityt, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë të fazës së eliminatoreve në Ligën e Kampionëve.
Kampioni anglez Manchester City ka shënuar fitore të thellë 5:0 si mysafirë i Sportingut, përcjell KosovaPress.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Riyad Mahrez, i cili shënon për Cityn në minutën e 7’, kurse epërsinë në 2:0 e dyfishoi Bernardo Silva në minutën e 17’.
City vazhdoi me gola, ku e thelloi epërsinë në 3:0 përmes Phil Foden në minutën e 32’, kurse Silva shënoi golin e dytë personal, dhe të katërtin në ndeshje në minutën e 44’.
Golin e fundit të ndeshjes e shënoi ylli anglez Raheem Sterling, i cili shënon për rezultatin final 5:0 në minutën e 58’ të ndeshjes.
Me këtë fitore, City tani gjendet me një këmbë në gjysmëfinale, pasi që ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë si vendas në stadiumin “Etihad”.
Rezultati final i ndeshjes është 5:0 në favor të Cityt.