City donte Barella-n në 2023-shin, ja pse Guardiola hoqi dorë në fund

1 minut lexim

Corriere dello Sport ka zbuluar një prapaskenë të merkatos që daton nga vera e vitit 2023.

Finalja e Champions League mes Manchester Cityt dhe Interit ishte një vitrinë e rëndësishme për mesfushorin e zikaltërve, Nicolo Barella dhe Guardiola ishte magjepsur nga ai, saqë donin ta përfshinin atë në listën e objektivave të tyre.

Gjatë asaj seance Gundogan përshëndeti Guardiola-n dhe shkoi te Barcelona, me Bernardo Silva-n që gjithashtu po mendonte të largohej.

Nëse portugezi nuk do të kishte qëndruar në Mançester, Barella do të ishte objektivi i parë i Cityt.

Vitin e kaluar, Liverpool dhe Bayern Munich ishin gjithashtu në gjurmët e ish-lojtarit të Cagliarit.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Mexhiti: 35 milionë euro për kampusin e UNT-së, është momenti dhe koha për të punuar në cilësinë e arsimit të lartë shqip

Story i radhës

Pronat e pashitura/ BSH: Ka kërkesë për të blerë banesa, çmimet u rritën me 8%

Të fundit nga