Çipet më të fundit të Apple do të ofrohen ekskluzivisht vetëm në modelet Pro të iPhone

Në fillim të këtij viti analisti i mirënjohur i Apple Ming Chi Kuo tha se modelet Pro të iPhone 14-tës do të kenë çipin A16 ndërsa modelet standard iPhone 14 dhe 14 Max do të mbeten me çipin A15.

Parashikimi është intrigues për dy arsye. Së pari Apple ka përdorur gjithnjë të njëjtin çip mes disa modeleve iPhone dhe serive të njëjta.

Së dyti Apple ka ripërdorur procesorë të gjeneratave të kaluara në modelet e reja të iPhone siç ishte iPhone origjinal dhe iPhone 3GS.

Pavarësisht mungesës së një precedenti të tillë kohët e fundit, Mark Gurman i Bloomberg gjithashtu konfirmoi pretendimet e Kuo.

Mendohet se një prej arsyeve pse Apple ka vendosur të kufizojë çipin e ardhshëm vetëm për modelet Pro është edhe kriza e çipeve. Kuo thotë se kjo krizë është faktor jo shumë përcaktues në planet e Apple por kemi të bëjmë me një strategji afatgjatë e cila do të aplikohet me seritë iPhone 15 dhe iPhone për 2023 gjithashtu.

Sipas Kuo çipi i ri A16 ekskluziv vetëm për iPhone 14 Pro do të ketë impakt edhe tek modelet më të shitura me ato të rangut të lartë që tashmë pritet të zënë 55-60% të shitjeve.

Ideja është që përtej funksionaliteteve të avancuara të kamerës së modeleve Pro, Apple të krijojë një tjetër arsye për blerjen e tyre dhe kësaj herë është vetëm zemra e iPhone. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Njihuni me balerinën ukrainase që iu bashkua ushtrisë për të mbrojtur vendin

Story i radhës

Eskalon protesta, protestuesit tentojnë të futen në Çarshinë e vjetër

Të fundit nga