Paqen me Serbinë mund ta “arrijnë ” jo Kurti, por ata që e pranuan Zajednicën dhe pranuan që të mbahej edhe referendumi i Serbisë në Kosovë.
Serbia kërkon ta aneksojë nëse jo tërë Kosovën, veriun e Kosovës gjithssesi, ata të cilët akoma nuk e kanë marrë vesh këtë duhet të largohen urgjentisht nga politika në Kosovë!
Përderisa Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e ka përkrahjen e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës dhe presidentit të Rusisë Vladimir Putinit, Serbia, përkundër një ndërhyrje të butë të evropianëve, nuk është e interesuar të arrijë paqe me Kosovën dhe t’ia kthejë shpinën aleates tradicionale të saj, Rusisë.
Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë në të gjitha takimet ndërkombëtare në vend që t’ia kujtojë presidentit serb Aleksandar Vuçiq, gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovês luftën e fundit në ish-Jugosllavi dhe në Kosovë, i del nē krah Vuçiqit, duke relativizuar krimet makabre dhe mizoritë tjera të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës, nga ushtria dhe policia e Serbisë në luftën e fundit në Kosovë në vitin 1998/99.
Madje, madje, sipas gjykimit tim: “Lufta me çdo kusht për pushtet e forcave politike në Kosovë, i ka lënë nënë hije shumë çështje kardinale që kanë t’bëjnë me interesat imediate të shtetit dhe popullit të Kosovës”.