cilet jane dy minatoret qe humben jeten ne galerine e kromit ne tropoje 62360272961f4

Cilët janë dy minatorët që humbën jetën në galerinë e kromit në Tropojë

March 19, 2022
1 minut lexim

Top Channel ka arritur të sigurojë fotot e dy minatorëve që humbën jetën këtë të shtunë pas shembjes së galerisë së kromit në Tropojë, ku ata po punonin.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lajthizë, ndërsa viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Adil Dauti, 41 vjeç dhe Afrim Zhutaj, 40 vjeç, të dy banues në Tropojë. Mësohet se vazhdojnë kërkimet për gjetjen e minatorit të tretë, për të cilin, u raportua më herët, se ka mbetur i bllokuar brenda në galeri.

“Në vijim të informacionit të dhënë më parë, në lidhje me shembjen e galerisë në fshatin Lajthizë, ku humbi jetën shtetasi A.D, 41 vjeç dhe mbeti i bllokuar në brendësi të galerisë shtetasi A.ZH, ju informojmë se: Nga grupi i Avari-Shpëtimit të Minierave, punonjësit e Policisë dhe minatorët, u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Zh., 40 vjeç, banues në Kepenek, Tropojë“, citohet nga njoftimi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

formacionet zyrtare te interit dhe fiorentinas 6236027048317
Story i mëparshëm

Formacionet zyrtare të Interit dhe Fiorentinas

agim veliu uron ldk ne per 32 vjetorin e themelimit te deges se podujeves 6236027521ab5
Story i radhës

Agim Veliu uron LDK-në për 32 vjetorin e themelimit të Degës së Podujevës

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi

Dy persona infektohen me Lijen e majmunit

21 Shkup, 22 maj – Instituti i Shëndetit Publik informoi se sot për herë të parë në vendin tonë janë konfirmuar laboratorikisht dy raste me linë e majmunit(Monkeypox). Nga ISHP njoftojnë se
ShkoLartë