Formacionet zyrtare të Interit dhe Fiorentinas

Sot me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Giueseppe Meazza” do të zhvillohet ndeshja interesante mes kampionit italian Inter dhe skuadrës së Fiorentinas, e vlefshme kjo për xhiron e 30 të Serie A.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, Interi barazoi 1:1 me Torinon, kurse Fiorentina e mposhti 1:0 skuadrën e Bolognas.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 13 pikë në tabelë, ku Interi zë vendin e tretë me 59 pikë, krahas Fiorentinas që renditet në vendin e tetë me 46 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Interin nuk do të paraqiten De Vrij dhe Brozovic, kurse te Fiorentina mungoj vetëm Amrabat.

Formacionet e zyrtare të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Inter (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Vidal, Perisic; Dzeko, Lautaro

Fiorentina (4-3-3): Terracciano; Biraghi, Quarta, Igor, Venuti; Duncan, Torreira, Castrovilli; Saponara, Piatek, Gonzalez

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një shenjë do të “shpërthejë” dhe njëra do të ndahet, letrat Tarot zbulojnë si do të jetë fundjava pë secilin prej jush

Story i radhës

Cilët janë dy minatorët që humbën jetën në galerinë e kromit në Tropojë

Të fundit nga