Pjesa e tretë
Masat të cilat duhet të ndërmerren në rast të dëmtimit, goditjes të qendrës bërthamore apo përdorimit të armëve taktike kimiko-biologjike?
Pasi që Putini i ka vu forcat e veta në gatishmërinë, për përdorimin e armëve bërthamore, siç po shihet këtu don ta kërcënon edhe perëndimin në rast të ndihmës së Ukrainës normalisht në një konflikt kërcënimi me përdorimin e armëve bërthamore luan një rol shumë të posaçëm. Mirëpo, duhet ta dijë edhe Putini që kjo do i kushtojë shumë. Pra, fuqitë e mëdha botërore me pasurim të uraniumit apo përdorim të armëve bërthamore si SHBA-ja, Kina, India, Irani etj, nuk do të rrinë dhe të observojnë anash!?
Jemi okular dhe e pamë se mu për këtë kërcënim shtetet e Perëndimit vendosën që sanksionet kundër Rusisë të arrijnë në shkallën e katërt. Në rast të vazhdimit të konfliktit Rusia do të ketë rënie dhe kolaps ekonomik që nuk do të mbahet n`mend!
Si do të lëvizin gjërat në këtë kontekst dhe perspektiva ushtarake se a do t’i përdor Putini armët bërthamore, këtu nuk mund ta dijë askush! Megjithatë mos t`harrojmë se vendimin nuk mund ta merr Putini, pa dakordimin më së paku të një anëtari të stafit të Ministrit të Mbrojtjes ose shefit suprem të Forcave të Armatosura Ruse. Pra, duhet të jenë dy për.
Kjo do të ndodhë vetëm në rast të eskalimit dhe konfrontimin me aleatët e NATO-s, gjë që nuk mendoj se do të ndodhë!
Skenari, i cili është në diskutim e sipër në Rusi nëse nuk do e fusin tërë Ukrainën nën kontroll dhe okupojnë mund të pritet që t’i përdorin edhe armët taktiko-kimiko- biologjike.
Këtu jam më se i sigurtë që do të ketë pakënaqësi dhe demonstrata në tërë botën, por edhe rusët do të dalin masivisht në rrugë. Po shpresoj, që Putini nuk do të merr këtë hap!
Shpresat e mia janë, nëse i referohemi krizës së Kubës, kur Hrushçovi nuk kishte kontakt me askënd kur e kërcënoi tërë botën me armë bërthamore sidomos SHBA-të, sepse atëherë nuk ishin lidhjet si sot, mos t`harrojmë se ekziston marrëveshja mes NATO-s dhe Rusisë e rregulluar me aktet e 1997-ës për përdorimin e armëve bërthamore?! Shefi dhe urdhëruesi i NATO-s, sikurse dhe Shefi i Shtabit të Armatës ruse janë në kontakt permanent, sikurse Baideni dhe Putini që mund të kontaktojnë kur të duan!
Kështu që nëse shtrohet pyetja, sa është rrezikshmëria për përdorimin e armëve bërthamore, momentalisht mendoj se nuk do të ketë.
Por, a do të ketë përdorim të armëve taktike kimiko-biologjike këtë mundësi nuk e përjashtoj. E ceka më herët frustrimet e Putinit në rast të humbjes në disa fronte mund edhe ti përdorë siç ishte rasti në Siri.
Kjo nuk do të thotë se ne si shqiptarë duhet të futemi nëpër strehimore dhe podrume por nuk do të thotë se duhet të rrimë “këmbëkryq“!
Cilat masa duhet të ndërmerren në rast të rrezikut me sulme atomike?
Duke u nis nga konventa e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që thotë, se në rast të përdorimit të armëve bërthamore çdo shtet bie ndesh me konventën, por edhe cilësohet si akt për shfarosjen e popullsisë si akt gjenocidal.
Deri më tash aktet dhe përdorimi i disa armëve në Ukrainë lënë përshtypjen se megjithatë ka lloj-lloj armësh për shkatërrim masiv dhe zhdukje të popullsisë.
Sipas konstatimit tim nëse përdoret e ashtuquajtura “bomba termobarike e cila në princip të eksplodimit vakuumor së pari krijon një formë “Rreth-top i rrumbullakët zjarri prej 200 deri në 400 m diametër, dhe më tutje, pas detonimit-eksplodimit shfrytëzon aq shumë oksigjen për rreth dhe krijon një presion të ajrit pas detonimit sa që në këtë diametër ndërtesat e konstruksionit të dobët i shkatërron, por edhe tek ato të forta nuk mund të gjeshë më dritare në to!!!
Nëse gjendet popullata në këtë diametër pas detonimit, ka pasoja trishtuese. Sipas okularëve që i kanë pa me sytë e vetë, shpjegojnë se kanë pa njerëz se si gjoksin dhe tjerat pjesë të trupit, sytë dhe trurin që i përgjysmon nga fuqia që ka.
Gazetari Batal më tutje shpjegon, se kurrë në jetën e vet nuk e ka përjetuar një eksplozion aq të fortë, pas përdorimit të kësaj bombe, kështu s’kam pa kurrë në jetën time.
I ashtuquajturi TOS-1 Buratino rus, një sistem prej shumë raketahedhësish është në gjendje që ta bëjë lansimin dhe përdorimin e këtyre bombave termobarike. Supozohet që rusët i kanë të stacionuara edhe këto bomba në Ukrainë, por nuk është vërtetu.
Në gjendjen në të cilën jemi, ku jetojmë ne shqiptarët në gjithë territorin ku banojmë, shtrohet pyetja a ekzistojnë planet nëpër komuna në rastin e evakuimit dhe shpëtimit të popullatës, nëse vjen alarmi që do të ketë përdorim të këtyre armëve apo atyre kimiko-biologjike?!
Nuk mund ta vlerësoj situatën e saktë, por jam më se skeptik, në rast të përdorimit të armëve bërthamore kishte qenë një katastrofë e paparashikueshme me humbje dhe tragjedi të madhe.
Vendet të cilat i shoh se para se të përdoren armët bërthamore që do të strehoheshin me qindra e mija qytetarë kishin me qenë: Goleshi, aeroport nën tokë të cilin e kontrollon NATO-ja, Dajti afër Tiranës, Kukësi, dhe Tirana (bunkeri i ish-byrosë politike).
Këtu duhet të përdoren edhe bunkerët e ish sistemit të mbrojtjes të RSH-së, ku duhet të adaptohen sepse ata mund të jenë efikas për vendstrehim të një familje, istikamet, podrumet, garazhet-parkingjet trikatëshe nën tokë përndryshe është fat ti shpëtosh kësaj katastrofe.
Kurse në rastin e përdorimit të armëve taktike kimike-biologjike, këtu duhet sa më parë që planet e emergjencës nëpër komuna të azhurnohen, kontrollohen, jepen detyrat dhe menjëherë të fillojnë pastrimin e podrumeve, garazheve, adaptimin për jetesë në një kohë të pacaktuar.
Duhet paraparë disa aktivitete, si të furnizohet popullsia me ujë, drita, ushqim dhe medikamente.
Nga aspekti i mbrojtjes individuale, çdo komunë duhet të ketë mjaft jod-tableta, bile-bile edhe më mirë që popullsisë t’i shpërndahet nëpër çdo familje e mos me prit që kur t`vie rreziku të nxitojmë në komunë.
Dua ta ceki edhe një gjë shumë të dhimbshme. Gjitha ndërtimet, të cilat janë bërë pas lufte që nuk janë të vogla shumë pak dhe gati hiq nuk janë punuar, sipas kritereve në rast të përdorimit të armëve bërthamore dhe të tjera. Përveç disa ndërtesave në Kodër Dielli që i kam pa nuk e di se këto gradaçelat 10 katëshe e më të mëdha janë fut nën tokë tri kate!? Nëse jo për këtë duhet dikush me dhënë përgjegjësi: Propozoj që, ai i cili ndërton shtëpi në të ardhmen më mirë të heq dorë nga shtëpia tre katëshe, le ta ndërtojnë një katëshe me 1.5 katëshe nën tokë, pra minimum 5 metra nën themelet, por mos harroni se nëse futesh nën tokë 5 m atëherë duhet ta kesh edhe një kulm mbi tokë njëjtë 5 m i trashë!
Këto ndërtime që janë bërë pas luftës për mendimin tim është çmenduri… / FUND
Jahir Hyseni-Maleta, ish-ushtarak karriere i Ministrisë së Mbrojtjes të RK-së