Cila është e vërteta e agresionit rus në Ukrainë, dhe pse Vlladimir Putini do pëson humbje në fushën e betejës ushtarake dhe diplomatike..!?

March 19, 2022
min lexim

Sado që diktatori rus, ish spiuni i KGB-së, V. Putin, po përsëritë akuzat e tij të rreme ndaj Amerikës dhe vendeve demokratike të Evropës perëndimore, se janë ata-ato, të cilët e kanë nxitur dhe provokuar regjimin hegjemon rus që ta sulmon me ushtri Ukrainën, duke bërë agresion luftarak mbi një shtet sovran dhe të pavarur, për shkak siç thotë ai, të rrezikimit të sigurisë nacionale të Rusisë nga vendet fqinje anëtare të NATO- s, si dhe kërkesa që Ukraina të anëtarësohet në këtë aleancë ushtarake perëndimore, të cilën kërkesë regjimi despotik i Moskës i ka kundërshtuar me këmbëngulje, pastaj akuzat e tipit agjenturesk, “KGB”-së, se SHBA-të, NATO dhe BE-ja, po e përgatisin izolimin ekonomik dhe ushtarak të saj.

Kjo me qëllim për copëtimin e Rusisë nga brenda, duke mbështetur shumicat myslimane në juglindje të saj që të pavarësohen nga Moska, madje duke i akuzuar SHBA-të se po duan ta pushtojnë krejt Rusinë për t’i shfrytëzuar resurset natyrore dhe rezervat e saj të metaleve nëntokësore, etj., përveç se janë një alibie e rrejshme si dhe një fantazmë nacionaliste e dalë nga revolucioni bolshevik, në realitet, gjitha këto akuza nuk janë tjetër veçse pretekst i krye-agjentit të saj, V. Putin, i cili duke akuzuar Perëndimin për gjoja komplot dhe zhbërje të Rusisë si superfuqi botërore, që ta justifikon para popullit të vet dhe miqve të saj në botë, agresionin e përgatitur më përpara ndaj Ukrainës, dhe jo vetëm..!?

Pra, siç dihet, metoda e mashtrimit dhe manipulimit të opinionit të brendshëm në Rusi, se gjoja ekzistenca e popullit rus është e rrezikuar nga imperializmi amerikan dhe bota kapitaliste perëndimore, ka qenë gjithmonë një taktikë dhe strategji e rreme e rusëve edhe gjatë shekullit 19 dhe 20-të, e nxitur nga shovinizmi dhe nacionalizmi rusomadh, e më vonë edhe nga regjimi kriminal i Stalinit dhe Hrushçovit për zgjerimin e Rusisë. Këtë taktikë djallëzore me mjeshtëri sot po e përdorë edhe V. Putini, që kur ka ardhur në pushtet para 22 viteve.

Mbase, nuk duhet harruar kurrë faktet historike, se ruso-sllavet rrenën dhe mashtrimin e kanë në gjenet e tyre prej vikingëve sibirianë, si mjet dhe metodë kryesore në luftërat e tyre uzurpuese për krijimin e Rusisë së madhe, duke pushtuar dhe shkatërruar popuj të shumtë në Azinë qendrore e deri në kufijtë e Kinës, por edhe në drejtim të Evropës qendrore dhe jugore, deri në Bullgari, Greqi, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnje..!? Në fakt, është hegjemonizmi carist-rusomadh ai i cili gjithmonë i ka sjellë telashe të mëdha Evropës dhe botës, duke pushtuar toka dhe popuj në afërsi të saj, përmes luftërave të përgjakshme për ta formuar Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike, BRSS-në me 1922, e cila do funksionojë deri më 1991, në përbërjen e të cilës kanë qenë 15 republika: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Estonia, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgistani, Letonia, Lituania, Moldavia, Federata e Rusisë, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Ukraina, shtete dhe popuj jo të gjithë rus, të robëruar dhe skllavëruar mizorisht nga regjimet kriminale të Rusisë cariste..!? Por, ishte Mihail Gorbaçovi, ai i cili bëri reforma të brendshme demokratike në BRSS, të cilat pas rënies së Murit të Berlinit (1989) dhe shpërbërjes së BRSS-së në vitin 1991, ato që quan në çlirimin dhe pavarësimin e popujve jo rus nga imperializmi carist, përfshirë Ukrainën, e cila sot pas 31 viteve prapë po përballët me hegjemonizmin ruso-sllavo-ortodoks, i cili qëkur V. Putini erdhi në pushtet (vitin 2000) e ka ngritur prapë kokën prej ariut polar, duke sulmuar ushtarakisht Ukrainën me 24 shkurt 2022, për ta filluar rikthimin me luftë të ish republikave sovjetike, të cilat dikur ishin nën kolonializmin e Bashkimit Sovjetik!

Me një fjalë, e ka nisur luftën në Ukrainë duke e filluar rithemelimin e Perandorisë ruse në Evropë, gjithnjë nën pretekstin e rremë, për gjoja mbrojtjen nga rreziku që rusëve iu vije nga SHBA-të dhe shtetet anëtare të NATO-së, gjë që nuk është e vërtetë..!? Andaj, se agresioni rus në Ukrainë, ku që një muaj po vriten me mijëra civilë të pafajshëm, gra, fëmijë dhe burra, ku deri më tani mbi 3 milion ukrainas i kanë lëshuar shtëpitë dhe vatrat e tyre, duke u strehuar si refugjatë në vendet fqinje dhe Evropën perëndimore, ku shumë qytete dhe vendbanime janë bombarduar dhe shkatërruar tërësisht nga ushtria kriminale e Rusisë, etj., pastaj në kontekst të gjithë kësaj përmendja e Kosovës qe disa herë nga V. Putini, sidomos që kur e ka filluar agresionin në Ukrainë, deklarata e djeshme e ministrit të jashtëm rus, Lavrov, se “nëse Bosnja anëtarësohet në NATO, do ta pres fati i njëjtë i Ukrainës”, ngritja e bazës “humanitare” (agjenturës ushtarake) ruse afër Nishit në Serbi, qëndrimi i ambasadorit rus në Beograd në kufirin me Kosovën me ushtarët serb në kohën e bllokimit të kufirit në Bërnjak dhe Jarinjë, si dhe raste tjera, a nuk janë gjitha këto fakte të gjalla që flasin qartë, se regjimi diktatorial në Moskë, i udhëhequr nga krimineli i luftës V. Putin, luftën kundër Ukrainës nuk e ka nisur për shkak të cenimit të sigurisë nacionale ruse nga SHBA-të, NATO- ja dhe vendet e Evropës perëndimore, por pikërisht për rikthimin e hegjemonisë ruse në Azinë qendrore dhe Ballkanin perëndimorë, aspiratë kjo e kamotshme e Rusisë cariste për dominim kolonial dhe daljen e saj në ujërat e ngrohta të Detit Adriatik..!?

Se a do ia dalë V. Putini që ta realizojë këtë plan dhe strategji hegjemoniste me luftë dhe agresion ushtarak, siç po vepron që një muaj në Ukrainë, duke pushtuar shtete dhe popuj të pavarur përmes krimeve monstruoze ndaj njerëzimit, duke vrarë dhe masakruar civilë dhe njerëz të pafajshëm, jam shumë i bindur, se humbjen dhe kapitullimin para popujve dhe botës demokratike, e ka të sigurt, por dhe të turpshme..!?

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëse lufta vazhdon Ukraina mund të mbetet pa grurë!

Story i radhës

ASH-ja pa pasardhës, Sela e çon ASH-në në rrugë të PDSH-së

Të fundit nga

ShkoLartë