Chelsea ia doli në çastet e fundit në “Stamford Bridge”.
Ata fituan me rezultat 1:0 kundër Newcastles, në takimin e javës së 29-të të Premier League.
Përkundër dominimit, të kaltrit mezi arritën fitore.
Në minutën e 89-të, Havertz realizoi golin e fitores.
Chelsea është në vend të tretë me 59 pikë e Newcastle i 14-ti me 31.