Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes kampionit francez Lille dhe kampionit aktual evropian Chelsea, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjen e parë të dy skuadrat e zhvilluan në stadiumin “Stamford Bridge”, ku Chelsea shënoi fitore me rezultat solid 2:0 kundër Lille.
Ndërkaq, në xhiron e fundit të zhvilluar, Chelsea e mposhti me rezultat minimal 1:0 Neëcastle United, kurse Lille barazoi pa gola me skuadrën e St. Etienne.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Lille nuk do të paraqitet Renato Sanches, kurse te Chelsea mungojnë Chilëell, James dhe Hudson-Odoi.
Formacionet zyrtare:
Lille: Jardim, Çelik, Djalo, Botman, Gudmundsson, Fonte, Bamba, Xeka, David, Ilmaz, Andre
Chelsea: Mendry, Christensen, Silva, Rudiger, Azpilicueta, Kovacic, Kante, Jorginho, Alonso, Havertz, Pulisic