Chelsea avancon në negociatat me De Ligt dhe Skriniar

1 minut lexim

Chelsea janë të vendosur që të përforcojnë repartin e mbrojtjes.

‘Blutë’ e Londrës janë duke punuar në dy drejtime të ndryshme aktualisht, dhe të dyja lidhen me qendrën e mbrojtjes.

Chelsea synon Matthijs de Ligt të Juventus dhe Milan Skriniar të Inter.

Për emrin e dytë, Chelsea do të kenë në konkurrencë edhe skuadrën e PSG.

Mbrojtësi i Juves në anën tjetër ka dështuar të gjejë marrëveshje rinovimi me skuadrën ‘Biankoneri’ dhe mund të jetë i hapur për lëvizje.

De Ligt ka një klauzolë liruese prej 120 milionë eurove në kontratën e tij, kështu që Juve kërkon së paku 100 milionë.

Chelsea kanë ofruar 40 milionë euro + Werner ose Pulisic, por Juve ka refuzuar.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë alternativat tjera të Chelsea për të paguar dy dëshirat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk ka lumturi më të madhe për një femër, se sa të ketë pranë një mashkull që e ndihmon me gjithçka

Story i radhës

Braçe “shpërthen” ndaj qeverisë: Ju kam thënë që në 2018, por nuk më dëgjoi kush, tani…

Të fundit nga