Nuk ka lumturi më të madhe për një femër, se sa të ketë pranë një mashkull që e ndihmon me gjithçka

“Ndihem një femër me fat, sepse jam martuar me një mashkull në dukje të ngurtë, por me një ndjeshmëri gati femërore dhe me një dashuri të vërtetë për femrat: Luca thotë përherë se ne shkojmë mirë, sepse të dy punojmëfort dhe jemi preçizë e të organizuar. Unë jam e aftë në kuzhinë dhe në rregullimin e gjërave, kurse ai është i mirëpër ta mësuar vajzën tonë, Emën: ka durim, punon shumë me të dhe e çon shpesh nëbibliotekë. Mirëpo ai ka njëtalent të madh për mungesën e rregullit: është tepër artistik”. – Luisa Ranieri

Çiftet që zgjasin mjaft kohë bashkë, janë ato që kanë cilësi të ndryshme nga njëri-tjetri, ama dinë tëpërshtaten dhe t’ia dalin mbanë përpara vështirësive. 

Mund të duket sikur dy persona që nuk përshtaten (me këtë gjëshumica nënkupton faktin që kanë karaktere të ndryshme), nuk kanë të ardhme bashkë, por jo gjithmonëfunksionon kështu. Përkundrazi, janë më të favorizuar për t’i rezistuar kohës, pasi në këtëmënyrë plotësojnë njëri-tjetrin. 

Dhe nuk ka gjë më të lumtur për një femër, se sa të ketë në krahë një mashkull që jo vetëm sjell të ardhura financiare në shtëpi, por edhe e ndihmon me fëmijët dhe punët e shtëpisë. Ne jetojmë në një shoqëri qëveprime tëtilla i sheh ende si jonormale, pasi “punët e shtëpisë duhet t’i bëjnë gratë” është mendimi qëqarkullon në shumicë, por nuk duhet të funksionojë kështu. Dy persona duhet të jenë të barabartë në njëçift dhe të dy duhet tëmundohen të japin maksimumin për t’i zgjidhur gjithë gjërat në shtëpi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nacionalistët antishqiptar nga VMRO përgjakin deputetin Arber Ademi

Story i radhës

Chelsea avancon në negociatat me De Ligt dhe Skriniar

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish