Çfarë po ngjan me Asllanin?

November 12, 2024
1 minut lexim

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin ditën e djshme..

Madje dje është kryer dhe seanca e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit të kuqezinjve, Sylvinho.

Ky i fundit e pati të vështirë pasi u bënë 3 ndryshime në listë.

Por një tjetër rast që shfaq alarm është ai i Kristjan Asllanit.

Në një foto të publikuar nga vetë futbollisti në rrjetet sociale, ngrihet dhe shqetësimi.

Asllani shfaqe në foto me këmbë të fashuar. Edhe pse ende nuk ka ndonjë informacion nëse mesfushori i Interit ka probleme apo jo, kujtojmë që ai u rikthye me zikaltërit vetëm të mërkuën e shkuar.

Megjithatë, 22-vjeçari është ende në grumbullim me ekipin Kombëtar. Pritet të shihet nëse gjendja e tij është optimale dhe nëse nuk rrezikon sfidat e nëntorit në Nations League.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Meksika kërkon që Elon Musk të sqarojë qëllimet e tij në lidhje me “Gigafactory Tesla” në këtë vend

Story i radhës

Thirrjet në aplikacionin Signal bëhen të ngjashme me ato të Zoom dhe Google Meet

Të fundit nga

ShkoLartë