Çfarë po ndodh me aeroportet në Evropë? Paralizohet Parisi

Për javë të tëra, kaosi ka mbërthyer aeroportet në Europë, ku ka përfshirë edhe Francën pasi stafi në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit zhvilloi një grevë për të dytën ditë radhazi të premten ndërsa paralajmërohet edhe një greve në sistemin hekurudhor në mbarë vendin.

Autoriteti i aviacionit i Francës urdhëroi anulimin e 17% të fluturimeve midis orës 7 të mëngjesit dhe 14:00 pasi bisedimet e pagave midis sindikatave dhe operatorit të aeroportit Aeroports de Paris nuk arritën një marrëveshje. Air France, si pasojë anuloi 64 fluturime, duke prekur rreth 10% të shërbimeve me distanca të shkurtra dhe të mesme.

“Ekziston një nevojë reale për të rivlerësuar pagat dhe gjithashtu për të përmirësuar kushtet e punës, ky është një sektor ku nuk gjendej lehtë punonjës, , sepse këto janë punë të mundimshme me orë jotipike, me kushte të vështira, me një mjedis, të zhurmshëm e të rrezikshëm”, thotë Valérie Raphel.

“Ne kemi kërkesa relativisht të thjeshta, kryesisht rritjen e pagave, sepse në fakt gjatë krizës shëndetësore, menaxhmenti i aeroporteve të Parisit vendosi të ulë shpërblimin, duke përfshirë edhe bonuset që dikur ishin dhënë, ndërkohë që, në të njëjtën mënyrë, aksionerët vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre”, shprehet Clemete Guette.

Aeroportet në të gjithë Evropën po vuajnë nga ndërprerja e punës, në Londër, Amsterdam dhe Frankfurt janë anuluar një pjesë e mirë e fluturimeve në mes të mungesës së fuqisë punëtore pasi kërkojnë paga më të larta përballë inflacionit.

Shtetet e Bashkuara janë goditur gjithashtu, ju Delta Air Lines të enjten  u ka kërkuar falje klientëve për një nivel “të papranueshëm” të fluturimeve të anuluara dhe të vonuara.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrugët e krimit me narkotikë në Kosovë, kërcënim serioz për të rinjtë

Story i radhës

Barcelona dhe Leeds United shumë afër arritjes së marrëveshjes për Raphinha

Të fundit nga