Barcelona dhe Leeds United shumë afër arritjes së marrëveshjes për Raphinha

Barcelona dhe Leeds United janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për sulmuesin Raphinha. 

Kështu të paktën njofton gazetari i afërt me klubin katalunas, Gerardo Romero

Mësohet se “blaugranat” kanë ofruar 60 milionë euro për të, shumë kjo e cila pritet të pranohet nga drejtuesit e skuadrës angleze.

Sa i përket situatës së lojtarit me Chelsean, me sa duket, “blutë” duhet të heqin dorë nga lojtari pasi i njëjti nuk ka interes për të luajtur në “Stamford Bridge”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë po ndodh me aeroportet në Evropë? Paralizohet Parisi

Story i radhës

Klosi: Në tre bashki do të përsëriten zgjedhjet, kandidatët nuk përmbushnin kriteret

Të fundit nga