Ku po e leni Kosovën pas tërë asaj lufte dhe përpjekjeve shumëvjeçare për tu çliruar nga okupatori serb.
Kombet e Bashkuara, Bashkësia evropiane dhe shtetet me ndikim deri tash nuk kanë pasur qëndrim të drejtë ndaj çështjes shqiptarëve dhe përgjithësisht gjendjes në Kosovë.
Ka kohë që bashkësia ndërkombëtare kërkon prej shqiptarëve që të falin për tmerret që kanë përjetuar nga barbaria serbe, pa kërkuar llogari prej serbëve,
Pse u dashka që vetëm ne shqiptarët të harrojmë dhe të falim, dhe të shkelim mbi gjakun e brezave që aq shumë sakrifikuan për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe tërësisë territoriale..!?
Më së paku që mund të kërkohet prej neve, falje për ato tmerre, duke harruar se nuk mund të kërkohet prej shqiptarëve që të falin nga lufta e fundit në Kosovës.
Populli shqiptar, krahas vrasjeve, ekzekutimeve, masakrave barbare, djegave e plaçkitjeve të shtëpive e të pasurive të tyre, përjetoi edhe spastrimin etnik – zhvendosjen dhe shpërnguljen me forcë brenda dhe jashtë Kosovës.
La pasoja shumë të rënda në shkatërrimtare në ekonomi e Kosovës.
Pse deri më sot, bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk ka ngritur zërin dhe nuk ka kërkuar drejtësi për gjenocidin serb dhe shfarosjen e popullsisë shqiptare së Toplicës, Kurshumlisë, Nishit, Vranjës, Leskocit,…, etj. !?
Rreth 150 mijë shqiptarë nga disa treva të Maqedonisë dhe Kosovës u shpërngulën në Turqi nga viti 1953 deri në vitin 1959, ndërsa qendra transitore ishte Shkupi. Plani për depërtimin e tyre u hartua në Beograd nga pushteti i atëhershëm komunist.
Helmimet nacionalizmi serb në Kosovë tregoi anën e tij më të errët, janë rreth 20 mijë fëmijë shqiptarë që u helmuan gjatë viteve 1988-1990 nga shërbimet sekrete të Serbisë, në kohën kur ata ende hapin varre. Mitrovica ende po mbahet e ndarë, përkundër premtimeve të bashkësisë ndërkombëtare se nuk do të lejojë ndarjen e Kosovës. Prandaj, pavarësia e Kosovës dhe integrimi i saj në Evropën e bashkuar paraqesin zgjidhjen e vetme të drejtë, qoftë për popullin shumicë shqiptar të Kosovës, qoftë për stabilitetin në rajon. Të ndërtimit të shtetit më të ri në Ballkan. Bashkësia ndërkombëtare do të duhej të ndërgjegjësohej për këtë si domosdoshmëri e kohës.
Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së.
Të bëni të gjitha pazaret, për të ardhmen e Kosovës sepse na ka kushtuar shumë deri tash e do të na kushtojë edhe më shumë në të ardhmen, do t`i kushtojë këtij populli shumë me shtrenjtë, pasi mbi varret e të pareve tanë ju nuk mund të bëni pazare në emër të kombi, po ju them, që ju mund të aprovoni marrëveshje të ashtuquajtura historike, por s’duhet me e harru kurrë, që ju nuk e keni të drejt në emër të krejt kosovarëve, dhe mandatin legjitim për të prezantuar popullin e Kosovës në Bruksel, pasi ju dhe grupi e juaj nuk jeni legjitim, pa një referendum popullore, për negociata me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës.
Gjenocidin shpërnguljet dhe shfarosjet e njëpasnjëshme të popullsisë shqiptare nga ana e Serbisë, për habinë më të madhe, ngulfaten nga politika zyrtare shqiptare në të gjitha trojet shqiptare!?…
Unë nuk mund të kuptoj se si është e mundur që politika shqiptare e Kosovës, në negociatat shtesë, apo më mirë me thënë Diktatit të Nënshtrimit, në emër të ‘mbrojtjes dhe realizimit’ të të drejtave dhe aspiratave të popullit të Kosovës, Serbisë ia falën të gjitha krimet dhe gjenocidin që ushtroi në shekuj ndaj popullit shqiptar dhe në anën tjetër po i kërkojnë miqësi, kur ne të gjithë e dimë që deri më sot, nga pala serbe nuk është thënë asnjë fjalë pendimi apo kërkim faljeje për krimet dhe gjenocidin e ushtruar në kurriz të popullit tonë.
Kjo neve na ka ndodhur disa herë, por nuk duhet të na përsëritet. Në qoftë së do të na përsëritet, mallkimi i Zotit , i të parëve tonë, i dëshmorëve, martirëve, i të gjithë atyre që dhanë shumë për këtë atdhe dhe i brezave që do të vijnë pas nesh, do të bije mbi në. U bëj thirrje të gjithë intelektualëve shqiptarë të fillojnë të merren seriozisht me këtë çështje kaq shkatërrimtare e kaq të dhimbshme për vetë ekzistencën ardhmërinë e kombit shqiptar.