Çfarë ndodhi me Emily Ratajkowskin? Pete Davidson shfaqet nën shoqërinë e një vajze misterioze

Prej javësh Pete Davidson ishte në qendër të vëmendjes pasi u zbulua se ka nisur një romancë me modelen Emily Ratajkowski , por së fundmi komediani është fotografuar nën shoqërinë e një vajze tjetër.

Vajza në fjalë quhet Chase Sui. Pete dhe aktorja u bënë miq të mirë në xhirimet e një filmi dhe mes tyre nuk ka asgjë më shumë se shoqëri.

Disa burime për TMZ treguan se: “Chase dhe Pete janë miq të shkëlqyeshëm dhe janë takuar gjatë xhirimeve të filmit “Bodies, Bodies, Bodies”.

Image

Së fundmi Pete Davidson i dha fund lidhjes së tij me Kim Kardashian pas vetëm disa muajsh lidhje dhe u përball me sulmime të shumta në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West.

Pete Davidson dhe Kim Kardashian thuhet se i dhanë fund lidhjes së tyre sepse të dy ishin shumë të zënë dhe nuk kalonin shumë kohë së bashku.Derisa Davidson po xhironte në Australi, Kim e vizitoi dhe u pa shumë e lumtur, megjithatë disa thonë se ajo e ka vizituar për t’i dhënë fund lidhjes.

Kujtojmë gjërat mes aktorit dhe Emilyt janë bërë goxha serioze.

“Ata po ecin fort dhe po bëhen pak më seriozë”, tha një burim pranë gazetës “Saturday Night Live” për People të hënën, duke shtuar se ai dhe bukuroshja brune “po e shijojnë vërtet kohën që po kalojnë së bashku”.

Sipas burimit, të dy kanë mjaft “të përbashkëta”, duke përfshirë ” përsa i përket personalitetit dhe stilit”, si dhe “dashurinë për Bregun Lindor”.

Burimi shtoi se 29 vjeçari, “me të vërtetë e bën atë të qeshë dhe i mban gjërat sa më argëtuese”.

Ndërkohë, një burim i afërt me Ratajkoëski, konfirmoi për median se të dy “i kanë marrë gjërat shumë seriozisht”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Çekët janë “mbretërit e pamposhtur” të birrës në Evropë

Story i radhës

Amerikanët nuk do të arrestojnë, por do t’i gozhdojnë në “murin e turpit”

Të fundit nga

Reali nuk fal

Nuk ka histori, edhe në ndeshjen e dytë të  play-off-it të Euroligës, Real Madridi arriti një