Psikologët fillimisht do t’ju përgjigjeshin duke ju thënë se tërheqja romantike është ajo pjesa e paparashikueshme e jetës. Nuk ka garanci dhe as magji brenda. Eshtë thuajse e pamundur të bësh dikë t’ju dojë kur s’ju do ose të detyrosh veten për të dashur dikë që s’e doni. Pastaj shfaqet ai/ajo me të cilin ti thjesht ndjen se klikove. Diçka me të të ngjiti, por ku ishte magjia këtu? Çfarë i bën 2 njerëz të ndjejnë që thjesht ngjisin?
Duhet të jenë sa të ngjashëm aq edhe të ndryshëm
Një gjë që ekspertët e marrëdhënieve mund të thonë me siguri është se të kundërtat nuk tërhiqen. Ekziston një pikë në të cilën personalitetet, vlerat, preferencat dhe interesat e dy njerëzve janë thjesht shumë të kundërta për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme. Vetëm tërheqja fizike në përgjithësi nuk mjafton për të mbajtur gjallë romancën. Nga ana tjetër, edhe të qënit njësoj në gjithçka vjen me probleme sepse rrezikon që marrëdhënia të bëhet e mërzitshme. Për ta mbajtur gjallë, çifti duhet të ketë vlera dhe interesa të njëjta për jetën, por të ndryshojë në detajet e vockla që e bëjnë lidhjen interesante. Pra të sjellë në jetën e partnerit diçka ndryshe.
Përkushtimi është parësor
Eshtë e vështirë të mbash një lidhje të shëndetshme kur mungon dëshira për t’u përfshirë apo besimi. Për këtë nuk duhet shkencë. Duhet thjesht dëshirë dhe qëllim i përbashkët!
Rëndësia e tërheqjes fizike dhe kimia seksuale
Cilido që thotë se seksi nuk është i rëndësishëm për një marrëdhënie afatgjatë, jo me çdo kusht po gënjen, por është thjesht i painformuar sa duhet. Kënaqësia seksuale është faktori i tretë më i rëndësishëm për një lidhje të lumtur në çift.