Çfarë fshihet pas çifteve që janë ‘të lumtur’ vetëm në Instagram

June 9, 2022
1 minut lexim

Të gjithë e njohin të paktën një çift Instagrami, selfiet dhe postimet e të cilit tingëllojnë një romancë dashurie nga ndonjë film hollivudian.

Por e dini çfarë? Ata, në fakt, mund ta urrejnë njëri-tjetrin, sipas Metro.co.uk.

Seksologu Nikki Golfstein ka folur për Mail Online: “Shpesh njerëzit që postojnë më shumë janë ata që kërkojnë vlefshmëri për marrëdhënien e tyre nga njerëzit e tjerë në rrjete sociale. Pëlqimet dhe komentet mund të jenë aq vlerësues, saqë kur dikush është me të vërtetë duke kaluar vështirësi në marrëdhënie, ky është momenti kur ata rregullohen, jo nga veprimi që bën një person në çift, por nga ajo çfarë thonë njerëzit e tjerë për ta”,– ka thënë ai.

Kjo mund të jetë gjithashtu edhe një tregues se një partner kontrollohet nga tjetri, sipas Goldstein.

Hulumtimet e mëparshme nga Universiteti Brunel kanë zbuluar se njerëzit që postojnë shpesh foto me partnerin e tyre romantik kanë vetëbesim të ulët dhe me shumë gjasa e urrejnë njëri-tjetrin, sipas hulumtuesve, të cilët anketuan 555 përdorues të Facebook-ut dhe Instagramit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kush janë britanikët e dënuar me vdekje nga rusët në Ukrainë?

Story i radhës

E bujshme, Liverpooli arrin marrëveshje personale me Nunez

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë