E bujshme, Liverpooli arrin marrëveshje personale me Nunez

Gjiganti anglez Liverpooli ka arritur marrëveshje personale me yllin e Benficas, Darwin Nunez, ndërsa ende nuk është arritur marrëveshja mes dy klubeve.

Nunez është bërë prioriteti kryesor i “Të Kuqve” për ta zëvendësuar senegalezin Sadio Mane, kurse raportimet transferimin e 22 vjeçarin po vazhdojnë të rriten.

Çdo marrëveshje për uruguaianin do të kalonte rekordin e transferimeve të Liverpoolit, por ky është një rrezik që gjiganti anglez është i gatshëm ta merr për të nënshkruar me një lojtar që shënoi 34 gola në 41 ndeshje për Benfikën sezonin e kaluar.

Në mediat portugeze ishte pohuar se një kontratë tashmë i ishte prezantuar Nunezit, dhe “The Athletic” tani raporton se kushtet personale veçse janë arritur.

Gazetarët e njohur David Ornstein dhe James Pearce e citojnë Liverpoolin si “një hap më afër” nënshkrimit të Nunez, me raportimin tashmë se vetë Nunez favorizon një kalim në “Anfield”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë fshihet pas çifteve që janë ‘të lumtur’ vetëm në Instagram

Story i radhës

Lajm shumë i keq për Kosovën para ndeshjes me Irlandën e Veriut 

Të fundit nga