Lajm shumë i keq për Kosovën para ndeshjes me Irlandën e Veriut 

Edon Zhegrova do të jetë mungesa tjetër e madhe e Kosovës në ndeshjen e sontme ndaj Irlandës Veriore.

Kosova e zhvillon ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve, por do të përballet me një mori mungesash.

E, numri i mungesave për sonte veç po rritet, teksa Edon Zhegrova e konfirmoi vet se nuk do të jetë në gjendje të luajë as sonte as të dielën ndaj Greqisë.

“Kam pësuar një lëndim të lehtë dhe nuk do të jem në gjendje të luaj në dy ndeshjet e radhës.

Ndjehem keq për këtë, isha i emocionuar për këto ndeshje, por ky është futbolli. I uroj fitore bashkëlojtarëve në këto dy ndeshje dhe shihemi herën tjetër. Dua të falënderoj të gjithë përkrahësit për mbështetjen e madhe”, shkroi Zhegrova në profilin e tij në Instagram.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E bujshme, Liverpooli arrin marrëveshje personale me Nunez

Story i radhës

Shfaqja tërheqëse e Taynas në Monako, spikat komenti i Mozzikut

Të fundit nga