Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, foli për situatën e ish-presidentit Ilir Meta dhe akuzat ndaj tij.
Blushi tha se Meta është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka shqetësime fizike, ndërsa shtoi se pretendimet dhe akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë dhe janë pjesë e një fushate politike.
“Zoti Meta është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Parametrat e tij janë normalë dhe nuk ka asnjë problem. Çdo gjë tjetër që thuhet nuk është e vërtetë.”-tha Blushi
Ai komentoi edhe hetimet dhe akuzat ndaj Metës, duke i cilësuar të pabazuara dhe pa prova konkrete, ndërsa shtoi se institucionet kanë bërë verifikime të gjera pa rezultate konkrete.
“Janë bërë hetime, janë dërguar kërkesa në shumë vende, por nuk është gjetur asgjë që mbështet akuzat. Kjo tregon qartë se çështja është e stisur.”-shtoi Sekretari i PL.
Blushi përmendi gjithashtu aktivitetin sportiv të Metës, duke thënë se ai është në formë të mirë dhe aktiv në ping-pong, si një tregues i gjendjes së tij fizike.
Burimi: botasot.info


