​Çeku: Organizimi i garave ndërkombëtare hap i madh për sportin vendor

July 19, 2022
1 minut lexim

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vlerësuar lartë faktin që në Kosovë po organizohen ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare në sport.

Ai ka thënë se kjo përveç se po e ndihmon jashtëzakonisht shumë zhvillimin e sportit, Kosovës po i sjellë edhe benifite tjera, sidomos në numrin e vizitorëve nga vendet të ndryshme.

“Vetëm gjatë javëve të fundit, në Kosovë janë organizuar tri ngjarje të mëdha me karakter ndërkombëtarë, Kampionati Botëror Universitar i Hendbollit, Kampionati Evropian, divizioni C në basketboll dhe FIBA 3×3 Challanger. Kjo dëshmon angazhimin e madh të të gjitha federatave për ndërkombëtarizimin e sportit”, tha Çeku.

Këto komente i pari i MKRS-së i bëri në tryezën e dytë të sportit që po mbahet së bashku me drejtues të të gjitha federatave për të hartuar një strategji të përgjithshme për zhvillimin e sportit në Kosovë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: Me zemër drejt Europës

Story i radhës

Organizoi rrëmbimin e saj nga i dashuri, 27-vjeçarja habit me arsyen që e “detyroi” të merrte këtë vendim

Të fundit nga

Salah e thyen rekordin e madh në Premierligë

Liverpooli po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në Premierligë. Të kuqtë nga Merseyside mposhtën 3:1 në “Boxing Day” Leicesterin, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez. E
ShkoLartë