IMG 20220719 WA0007

Grubi: Me zemër drejt Europës

July 19, 2022
1 minut lexim

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Qeverisë nga Brukseli ka uruar sot qytetarët e vendit për realizimin e konferencës së parë ndërqeveritare të vendit me Bashkimin Europian.

Grubi ka potencuar se kjo arritje është rezultat i vendosmërisë së qytetarëve, i punës për të tejkaluar çdo sfidë për të pasur horizont pa asnjë pengesë drejt procesit të integrimit.

Në vazhdim, prononcimi i plotë i Zëvendës kryetarit të parë të Qeverisë së vendit, Artan Grubi nga Brukseli:

“Sot, erdhi dita kur të gjitha përpjekjet për të ruajtur orientimin properëndimor të vendit u kurorëzuan me sukses, kur e gjithë qasja jonë konstruktive për të zgjidhur kontestet me fqinjët po sjell ditë më të mira, horizont pa asnjë pengesë drejt qëllimit final të integrimit.

Ndodhemi në Bruksel në konferencën e parë ndërqeveritare dhe nga sot po fillojmë të shkruajmë bashkë me qytetarët e vendit kapitullin e ri të progresit dhe zhvillimit, atë të fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sa e sa sfida kishim para vetes, dukej e pamundur të arrinim cakun, sa e sa ideologji të dezorientimit dhe frikës nga forca regresive deshën të na pengonin në qëllimin tonë të sinqertë, por me vendosmëri, me punë, me përkrahjen e madhe të mbarë Europës ia dolëm që sot të ulemi në tavolinën e punës në zemër të Europës për të projektuar ardhmërinë europiane.

Do të kemi shumë punë para vetes, përgjegjësi madhore, por me pjekuri dhe racionalitet ashtu si deri më tani do t’ia dalim të ngadhënjejmë në të gjitha sfidat. ME ZEMËR DREJT EUROPËS!”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nje oferte pune nga nje kompani fantazme coi ne nje prej hakimeve me te medha ne industrine crypto 62d66b0379ffe
Story i mëparshëm

Një ofertë pune nga një kompani fantazmë çoi në një prej hakimeve më të mëdha në industrinë crypto

ceku organizimi i garave nderkombetare hap i madh per sportin vendor 62d6751b2bb99
Story i radhës

​Çeku: Organizimi i garave ndërkombëtare hap i madh për sportin vendor

Të fundit nga

Live: Bayerni favorit

18.02.2025 – 20:46 Milani eliminohet nga Champions League Milani është eliminuar nga Champions League. Feyenoord ka tronditur Milanin në “San Siro”, duke luajtur baras (1:1). Feyennord e ka fituar takimin e parë
ShkoLartë