Në arenen ndërkombëtare, Europa njifej apo konsiderohej djepi i kultures dhe civilizimit. Nji epitet I till kërkon kultivim permanent, kërkon njohuri dhe aplikim të shkencave dhe, në veqanti, të shkencave ndërkombëtare të cilat, sepaku flasin për shtetin, për kombet, te cilat e nenkuptojn edhe të drejten e qytetarve. Mjerisht, Europa, rrespektivisht institucionet aktuale të Europes, jo qe nuk mund të mburren me nivelin e cultures dhe civilizimit por, thuaja se totalisht kan dale nga binari
Vite me radhë, zhvillohet dialogu në mes Kosoves dhe Serbisë, nën mbikqyrejen apo ndërmjetësimin e UE. Mjerisht, në këtë proces, Europa, nuk shprehi njohuri të duhur nga se është më se e qartë se, vazhdimisht, mungoi dhe mungon përkushtimi I zgjidhjes së drejtë të procesit.
Kuptohet se, në çdo konflikt ndërshtetëror, dialogu në mes palëve, është mjeti më I preferuar. Por, në çdo dialog, patjeter, duhet të aplikohet edhe shkenca, e cila e siguron ardhjen e drejtësisë në shprehje të plotë. Ajo çka ndodh në dialogun Kosovë-Serbi, në asnji moment, nuk ka të bëj me drejtësin. Mprojtja e të drejtave qytetare, është në lidhje tëngushtë me përkatësin kombëtare.
Kombi shqiptar është I vetmi komb European, totalisht I shpartalluar dhe përjetoi krime të tmerrëshme nga Serbia gjenocidiale. As sot e kësaj dite, Europa nuk merr donji qendrim objektiv në aspektin e mprojtjes së kombit apo të drejtave qytetare!!!
Para prezentimit te vetem disa krimeve të Serbisë, kunder popullit shqiptar, do I shpalosi dy të dhena, te cilat flasin mbi krimin dhe padrejtësirave kundër kombit.
OKB e definon krimin e gjenocidit
Pas Luftes dytë botrore, OKB, përveq tjerash, filloi të mirrej edhe me çështjet e krimeve te luftes. Me 1946, Asamblea gjenerale e KB, aprovon Rezoluten me te cilen Gjenocidin e definon si krim të luftes por, akoma jo me formë të prerë. Me 1948, Asamblea e KB, e adapton Konventen mbi preventimin dhe sankcionimin e krimit të Gjenocidit (Rezoluta 260) dhe aplikohet nga 12 janar 1951. Definicioni I gjenocidit është aprovuar me Statutin e Rromes mbi Gjykaten ndërkombëtare të krimit, definicion ky, I cili shkurtazi, parashef zhdukjen në tërsi apo parciale të grupit nacional, racor apo religjioz, me vrasje, extremizem, deportim, dhunime, torturime….
Në vazhdim do prezentohen vetem disa, nga krimet gjenocidiale serbe kundër popullit shqiptar.
Shkenctari HUGH SETON-WATSON, në librin NATIONS AND STATES
Shkenctari I shquar Hugh Seton-Watson, në librin e botuar me 1977 – Nations and States ( kombet dhe shtetet), bën fjalë edhe për popullin apo kombin shqiptar, brenda ish Jugosllavis dhe shprehet:
Problem tjeter nacional, në Jugosllavi do janë shqiptarët. Të ndar në teritore subordinare – brenda Republikes së Serbisë dhe, Republikes së Maqedonisë, ata numroin rreth 1.200.000. Ky është numer më I madh se I tegjith maqedonve apo I Republikes së Malit të Zi. Ky ë shtë numer më I madh se 1/3 e të gjith shqiptarve dhe, është I koncentruar përskaj kufijve lindor dhe perendimor të shtetit të Shqipris. Kërkesa për formimin e Rrepublikes së shtat të Jugosllavisë OSE PËR T’IU BASHKU SHQIPRIS, në baza parimore, është vështir të rrefuzohet.
Kombi
Europa, me siguri, e ka të qartë definicionin e kombit. Por, e ka edhe për detyrë mprojtjen e kombit dhe mprojtjen e të drejtave qytetare. Nji gjë e till, nuk ndodhi, kur bëhet fjalë për kombin shqiptar.
Në fakt, kombi është nji komunitet apo bashkësi e popullit të formuar në baza të etnicitetit, histories, gjuhes dhe cultures së përbashkët. Kombi shqiptar është kombi më I vjeter, sëpaku në Europë. Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejt të popullit Ilir. Deri në shekullin e XI, shqiptarët ishin të vendosur në trevat e Shqiprisë, Dardanis, Dalmacis madje edhe në treven e Greqisë se sotme. Në Dardani, psh. Qytetet më të mëdha ishin Nishi, tani qyteti I dytë në Serbi, Shkupi dhe Lipjani. Ky fakt edhe e argumenton sipërfaqen e Dardanisë.
Europa duhet ta dijë
Gjatë shekujve VI dhe VII, në Ballkan erdhen Serbët dhe popujt tjer të njohur si Sllavët e jugut. Serbët ishin të vendosur rreth Beogradit dhe njihej si Pashalluku I Beogradit. Në Shekullin e XI, serbët vrapuan gjurmave të Rusisë dhe u konvertuan në orthodoksizem. Menjiher pas, filloi edhe eskalimi në okupimin e Dardanisë….
Shkurtazi, pas largimit të Imperis otomane, me 1912, Serbia, e riokupoi Dardanin apo Kosoven e sotme dhe, në agjendë e vuri zhdukjen e shqiptarve. Krimet e Serbis, te cilat tani duhet të quhen gjenocidiale, ndaj shqiptarve, ishin të tmerrëshme dhe nuk u ndalen vite me radhë. Për ngjarjet në Kosovë, raportonin mjetet informative të Europes.
Do e veqoi vetem krimet e kryera me 12 nëntor 1912, për te cilat, përveq tjerash, raportonin Daily Cronicle, Humanite I Parizit, Daily Telegraph, Riget I Danimarkes etj. etj. Sipas raportimeve – u masakruan afër Shkupit 2.000 ndërsa afer Prizrenit 5.000, në mes Kumanoves dhe Shkupit 3.000, afer Prishtines 5.000 shqiptar, shum e shum fshatrave ua venin zjarrin ndërsa popullaten e vranin.
Edhe në vazhdim ndodhnin vrasjet masovike, në nji anë, ndërsa, në anen tjeter, nen presion te tmerrshëm, bëhej shpërngulja e shqiptarve, kryesisht në Turqi. Kur kryeshefin e Zveqanit (1924-1927), Qeveria serbe e kishte shkarkuar nga detyra, I njejti ishte ankuar dhe, si meritë personale kishte deklaruar se ka shpërngul 32.000 shqiptar, dhe Qeveria, menjiherë, e kishte këthyer në poziten e Kryeshefit.
Në vitin 1937, akademiku serbo-rus, Vasa Qubrilloviqi e kishte qortuar qeverin serbe dhe, kishte propozuar shpërnguljen masovike të shqiptarve nga Kosova, duke marr si shembu se si Gjermania I kishte shpërngul jevreit ndërsa Rusia kishte shpërngul miliona njerz nga nji anë në anen tjeter të kontinentit.
Pas Luftes dyt botrore, është e njohur periudha e Rankoviqit, I cili, deri në vitin 1967, përmes sherbimeve policore, e maltretoi edhe fizikisht, thuaja tër popullaten shqiptare të Kosoves dhe, nga maltretimet, shum familje shpërnguleshin në Turqi.
Në fund të shekullit të kaluar, në sipërfaqe doli krimineli Millosheviq. Është interesant se Kryetari actual I Serbis – Vuçiqi dhe Kryetari I Parlamentit serb – Daçiqi, ishin bashkpuntor të ngusht të Millosheviqit. Ishte ajo përpjekja e fundit e Serbisë, për zhdukjen e popullates shqiptare të Kosoves. Siduket, Europa e ka vu në harres krimin gjenocidial të Serbisë. Numri I vrasjeve në Kosovë ishte 12-13.000, nen presion brutal ishte shpërngul më se gjysma e Kosovarve në Shqipri, Maqedoni e gjetiu, ndodhen mbi 20.000 dhunime, as sot e kësaj dite nuk dihet për kufomat e mbi 1.600 kosovarve, te cilët I kishte rremby dhe masakrruar Serbia….!!!
Përveq krimeve, padrejtësia më e madhe iu bë kombit shqiptar me pavarsimin e Shqiprisë!!!
Me 28 nëntor 1912, pas takimit të liderve të disa shteteve në Londer, ndodhi pavarsimi I shtetit të Shqiprisë.Mirëpo, edhe pran këti fakti, trevat dhe numri I madh I shqiptarve, mbeten nën thunder të Serbisë, rrespektivisht ish Jugosllavis madje edhe të Greqisë.
Me plot të drejtë, shkruan zoti HUGH SETON-WATSON se, më se 1/3 e popullit shqiptar gjindet jasht Shqipris, rrespektivisht, në kuadër të Serbis dhe Maqedonis, se shqiptarve iu mohohet e drejta e formimit të Republikes së shtatë jugosllave, rrespektivisht bashkimi me Shqiprinë.
Zgjohu Europë
Në mos tjeter, ngjarjet në Ukrainë, duhet tua përkujtojn edhe gjenocidin në Kosovë. Europa duhet ta kupton se Serbia ishte dhe është destabilizuesi I vetëm I Ballkanit. Serbia e filloi, në fillim te 90-tave luften në Kroaci, luften në Bosnje dhe fundja atë në Kosovë. Të njejten gjë e pretendon edhe sot – me Republika sërpska në Bosnje, me ngjarjet në Mal Të Zi dhe me nji grusht serb në Kosovë. Kushtetuta dhe shteti I Kosoves, komunitetit serb në Kosovë, ua dha të drejtat e veqanta dhe të tejkaluara, në krahasim me komunitetet tjera. Megjithatë, po ata serb në Kosovë, vetizolohen, nuk e rrespektojn shtetin e Kosoves dhe veprojn sipas udhzimeve nga Beogradi. Është interesant se brenda Serbis egziston edhe komuniteti shqiptar. Krahasone poziten dhe të drejtat e tyre me ato të serbëve në Kosovë.
Pse nuk e vëren ose, pse e toleron Europa që serbët në Kosovë, nuk furnizohen me dokumenta personale të shtetit të Kosoves, pse automjetet nuk I regjistrojn brenda shtetit dhe sipas ligjeve të Kosoves. Pse Europa, akoma e toleron pretendimin e Serrbis se edhe aty ku gjindet nji serb duhet të quhet Serbi?!!!
Mjaft është mjaft edhe dobësit apo turpi duhet me patur skejë.