cara delevingne befason me pamjen e re supermodelja shfaqet e panjohur ne rruget e new york ut 6ae25751dcee1

Cara Delevingne befason me pamjen e re, supermodelja shfaqet e panjohur në rrugët e New York-ut

October 28, 2026
1 minut lexim

Cara Delevingne ka surprizuar me një transformim të ri të pamjes gjatë një fotosesioni në New York, duke u shfaqur pothuajse e panjohur me flokë bionde platini dhe balluke të theksuara.

Supermodelja britanike, 34 vjeçe, ka lënë pas flokët ngjyrë gështenjë që kishte mbajtur muajt e fundit, duke zgjedhur një paruke bionde që i ndryshoi dukshëm pamjen, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Delevingne u fotografua në mes të një rruge të frekuentuar në Manhattan, ku u shtri mbi vijat e bardha të vendkalimit për këmbësorë, ndërsa pozonte për aparatin fotografik.

Image

Cara Delevingne

Ajo kishte veshur një fustan të veçantë të zi dhe argjendtë, të krijuar nga Swarovski, të kombinuar me çorape rrjetë deri mbi gjunjë.

Nga modelingu te aktrimi dhe muzika

Image

Cara Delevingne

E njohur për karrierën e saj në modë, Cara Delevingne ka zgjeruar ndër vite aktivitetin edhe në aktrim dhe muzikë, duke u bërë një nga figurat më të njohura të industrisë së argëtimit.

Ish-modelja e “Victoria’s Secret” ka zgjedhur vitet e fundit të jetë më selektive në projektet profesionale, pasi rreth një dekadë më parë u tërhoq nga modelingu me kohë të plotë për t’iu përkushtuar aktrimit dhe muzikës.

Image

Cara Delevingne

Pavarësisht ndryshimeve në karrierë, ajo vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj dhe eksperimentet me stilin.

Sipas gazetarit të “Daily Mail”, Richard Eden, i cili raportoi së fundmi për financat e saj, Delevingne ka rreth 34.9 milionë paund në kompaninë e saj Cara & Co, përmes së cilës administron të ardhurat nga modelingu dhe aktrimi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perplasje me policine ne llojan droge sulm ndaj uniformes dhe arratisje spektakolare me bmw 6ae2574f7ea51
Lajmi i mëparshëm

Përplasje me policinë në Llojan: Drogë, sulm ndaj uniformës dhe arratisje spektakolare me BMW!

shasivari wahl me mbeshtetje te osbe se jemi te perkushtuar ne avancimin e reformave ne sistemin e drejtesise 6ae257e0ae868
Lajmi i radhës

Shasivari-Wahl: Me mbështetje të OSBE-së jemi të përkushtuar në avancimin e reformave në sistemin e drejtësisë

Të fundit nga

ShkoLartë