perplasje me policine ne llojan droge sulm ndaj uniformes dhe arratisje spektakolare me bmw 6ae2574f7ea51

Përplasje me policinë në Llojan: Drogë, sulm ndaj uniformës dhe arratisje spektakolare me BMW!

October 28, 2026
1 minut lexim
polic 2

Një polic është sulmuar fizikisht në fshatin Llojan të Likovës, pasi ka tentuar të parandalojë një rast të shitblerjes së drogës. Personi i dyshuar për sulmin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të SPB-së Kumanovë, më 27 tetor, rreth orës 23:30, policët e Stacionit Policor Matejçë kanë arrestuar A.S. (27), nga Llojani, i cili dyshohet se ishte kapur në momentin kur po tentonte të blinte drogë nga B.M.

Gjatë tentativës së policisë për të kryer kontroll ndaj tyre, B.M. ka ndezur automjetin e tipit “BMW” dhe, nga dritarja, ka sulmuar një polic që po kryente detyrat zyrtare. Pas sulmit, ai është larguar me automjet.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa ndaj personave të përfshirë do të pasojë kallëzim përkatës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spiegel dy te arrestuar ne gjermani per planifikim sabotimi ne favor te rusise 6ae256f8820b5
Lajmi i mëparshëm

Spiegel: Dy të arrestuar në Gjermani për planifikim sabotimi në favor të Rusisë

cara delevingne befason me pamjen e re supermodelja shfaqet e panjohur ne rruget e new york ut 6ae25751dcee1
Lajmi i radhës

Cara Delevingne befason me pamjen e re, supermodelja shfaqet e panjohur në rrugët e New York-ut

Të fundit nga

ShkoLartë