Çanta e zezë e baba Takut dhe pleqtë e pasur azilantë

min lexim

Po merreni shumë me baba Takun dhe çantën e tij të zezë. Nuk habitem me ‘të. As me shtypin e majtë që boton me gërma të mëdha se çfarë thotë baba Taku për Sali Berishën.

Dhe natyrisht nuk botojnë se çfarë thotë ky për Edi Ramën. Këtë e bën shtypi opozitar. Dhe kjo është e trishtueshme. Puna është se baba Taku është një karrem për të tërhequr vëmendjen nga problemi i ditës. Madje më të përvëluarit në këtë histori janë shqiptarët, qofshin këta majats apo djathtas.

Qofshin midis, apo menefregë. Ajo çfarë ka ndodhur me inceneratorët, me zë me figurë, me emra, me pleqë azilantë por biznemenë të mëdhenj, janë ca skema të mirëfillta mafioze. Nuk ju kanë vjedhur. T’ju kishin vjedhur do ishte e pranueshme. Puna është se ju kanë rjepur. Ka plot naivë përqark që habiten, ashtu siç ka edhe të tjerë që thonë se ç’më duhet mua. Eshtë një nga dëmet kolosale të ekonomisë dhe pavarsisht se kush e denoncon, Monika apo LSI e Ilir Metës, ngrihuni. Ndihmoni veten, pastaj vendin. Baba Taku mund të jetë ofruar taktikisht. U hiqet sikur i dhimbet PS-ja e kohës dhe se kjo e sotshmja është kthyer në një grup mumjesh me tre ”opozitarë”, këtë vet, Erionin dhe Fatmir Xhafën. Eshtë figura më bizarre e shoqërisë sonë, një kamber derë më derë.

Dhe është përdorur mjeshtërisht nga diktatura dhe klanet e saj brenda dëmdemokracisë sonë. Sot po shëtit shtypin me çantën e tij të zezë dhe ju të gjithë që kënaqeni. Në fakt keni humbur, jeni mashtruar. Aq sa nuk u bën përshtypje fare se si një azilante 90-të vjeçare del pronare e një firme që pastron a riciklon plehrat, blen ujë e prodhon beton.

Fisnikja ajo, një krijesë e humbur nga fati modern i kapërcimit të traditës sonë, ku nusja nuk mund të jetoj dot me atë që i ka bërë kokën atij me të cilin ajo ndan krevatin. Një nga problemet më të dhimbshme sociale tek ne. Kjo për shkak të ekonomisë së dobët të trashëguar, një pensioni qesharak, por edhe modernizmit shqiptar që kërkon të jetoj si europianët, pavarsisht se janë gjysmë shekulli mbrama me klimën ekonomike. Në shoqërinë shqiptare duhet të punojnë 6 veta që të mbahet shtëpia. Por këto tema janë kapituj që pluhurosen shpejt.

Kudo afshi politikë është më dehës. Ndaj për të mbulur skandalet duhet të shpiket një tjetër skandal. Dhe doli baba Taku me çantën e zezë. Do e shaj Ramën? Sigurisht që po. I ka thënë vetë babloku, shamë po me prag shtëpie ama. Duhet mbyllur ku skandali inceneratorëve, mdje hapni sa më shumë lajme që protesta e dt 7 korrik, do jetë e dhunshme, do vriten njerëz etj. Dhe i ka funksionuar mrekullisht deri tani.

Edi Rama e ka gjetur kurën perfekte. Ndaj lëreni menjanë baba Takun, shikoni se do ketë akoma më pleq azilantë a pronarë kompanishë që marrin paratë tuaja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Skandali i inceneratorëve me të moshuarit/ Analisti Lubonja: Qeveria me ca kompani përdorin njerëz në prag vdekje për të vjedhur para

Story i radhës

A mund të mendojmë pa përdorur gjuhën?

Të fundit nga