Caitlyn Jenner është tronditur që nuk ka qenë e ftuar në dasmën e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker fundjavën e kaluar.
“Ajo është e tronditur”, thotë një burim në ekipin e Caitlyn për Page Six.
Caitlyn, e cila ka qenë e martuar me Kris Jenner për 22 vjet para se të ndërronte gjini, ndihmoi në rritjen e Kourtney-t dhe motrave të saj.
Caitlyn dhe Kris u ndanë në vitin 2014 dhe kjo nuk është hera e parë që ajo lihet mënjanë nga familja. Asaj nuk iu ofrua asnjë kontratë për të marrë pjesë në shfaqjen e tyre më të re Hulu.
“Sigurisht që nuk ka hatërmbetje. Unë e dua familjen time dhe jam e emocionuar për vazhdimin e shfaqjes. Por u trondita kur mësova përmes shtypit se isha përjashtuar nga emisioni i ri,” -shkroi Caitlyn në Twitter në atë kohë, duke shtuar se pas 20 sezonesh të “Keeping Up With the Kardashians”, i ka ardhur keq që nuk iu dha mundësia për të vazhduar me shfaqjen.
Marrëdhënia e familjes me Caitlyn ka qenë paksa e komplikuar vitet e fundit, megjithatë në një intervistë të fundit, ajo tha se raportet e tyre janë të mira dhe se është shumë e afërt me të bijat, Kendall dhe Kylie. Ndërsa nga ana e Kardashians, ajo tha se Kim është ndoshta më e afërta me të.