Ka ardhur koha që ta hapim diskutimin për nevojën për fuqi shtesë punëtore në tregun e punës, thot zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, për Bloomberg Adria.
Bytyqi tha se derisa punojmë në rikualifikimin e një grupi të caktuar të të papunësuarve në vend që t’i adaptojmë në nevojat e tregut, në mënyrë shtesë duhet të gjendet mënyrë që të plotësohet largimi i punëtorëve.
“Në tregun e punës ka mungesë të fuqisë punëtore dhe duhet t’i përgjigjemi kësaj sfide nëse dëshirojmë të kemi rritje të shpejtuar ekonomike”, tha Bytyqi.
Në pyetjen e Bloomberg Adria nëse në ato 14 për qind të papunë nuk mund t’i gjejmë kuadrot e kualifikuara, të cilat i kërkojnë kompanitë dhe prej aty merren në vend se që të kërkohet import të fuqisë punëtore, zëvendëskryeministri u përgjigj se në mënyrë primare fuqinë punëtore e kërkojmë nga ata të cilët janë kërkues aktivë të punës në vend, por konstatimi i të gjithëve është se ende kemi mungesë të fuqisë punëtore në disa sektorë dhe fuqi të specifikuar të kualifikuar punëtore.
Të fundit nga
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë të premten se nuk është i alarmuar pas takimeve midis
Ambasadat e vendeve të QUINT-it kanë dalë me një komunikatë për media për zgjedhjet e 23
Pastrimi natyral i organizimit nënkupton largimin e toksinave dhe mbeturinave të krijuara jashtë trupit tuaj, për
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Türkiye-s dënoi raportin e të drejtave të njeriut të
Pas fitores bindëse ndaj Sllovakisë, një natë më parë, Kombëtarja e Kosovës U19 në futsall ka