“Burimi tentoi të më…”/ Pas puthjes pasionante plas debati mes çiftit të ri në BBV!

November 22, 2024
1 minut lexim

Një akuzë ka ardhuar nga banorja e ‘Big Brother Vip Kosova’, Lejla, e cila pretendon se Burimi ka tentuar ta puthi në buzë.

E githa u bë e ditur në një moment kur banorja po bisedonte me konkurentët e tjerë dhe po ju demonstronte veprimin e bërë nga Burimi.

“Isha në kuzhinë dhe u fsheha që ta frikësojë Burimin dhe kur ai hyri e unë e tremba. Kur e tremba ai më hapi krahët për ta përqafuar dhe unë e përqafova. Më pas ai nuk po më lëshonte dhe nisi të më puthi në faqe. Më puthi dy herë, herën e tretë tentoi të më puthë në buzë dhe unë u largova”, u shpreh Lejla.

Mirëpo ky rrëfim i saj nuk u prit mirë nga ai dashuri i Lejlës, Leo me të cilin ajo ka krijuar një romancë aty brenda dhe së fundmi ka shkëmbyer edhe puthjen pasionante në buzë me të.Ai u shpreh se Lelja duhet të tregohet më e kujdesshme me sjelljen e saj pasi banorët e keqkuptojnë.

“Unë nuk kam asgjë me përqafimin tend se e di që e bën për hir të shoqërisë. Unë e kuptoj që ti je e dashur por këtë ndoshta ata e kuptojnë ndryshe. Pas 1 muajit këta çmenden ju shfryhen nervat, se kontrrollojne veten” tha Leo.

Kujtojmë se teksa kanë qenë duke vallëzuar nën tingujt e një kënge mjaft romantike, të emocionuar, ata janë përqafuar dhe janë puthur.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ushtria ruse humb edhe 1050 trupa të tjera në Ukrainë

Story i radhës

Barcelona përgatit kontratën stratosferike

Të fundit nga

ShkoLartë