bujar osmani gjykata kushtetuese ne maqedonine e veriut po rrezikon stabilitetin e tere ballkanit perendimor 6983913b45d16

Bujar Osmani: Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut po rrezikon stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor

February 4, 2026
1 minut lexim

Në një fjalim të mbajtur në Capitol Hill, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, z. Bujar Osmani ngriti alarmin për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se përpjekjet për të minuar marrëveshjet që kanë garantuar stabilitetin në rajon përfshirë Marrëveshjen e Ohrit përbëjnë rrezik serioz për sigurinë e përgjithshme.

Osmani tha se sot presioni nuk ushtrohet më vetëm me mjete ushtarake, por përmes narrativave politike dhe institucioneve, duke përmendur konkretisht rolin e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut si pjesë e një klime që mund të çojë drejt destabilizimit.

Ai nënvizoi se Ballkani Perëndimor tashmë është pjesë e hapësirës së konkurrencës strategjike dhe se integrimi rajonal, infrastruktura dhe bashkëpunimi politik janë elemente kyçe të parandalimit modern. Në këtë kontekst, Osmani përmendi edhe Iniciativën e Korridorit 8, të cilën e cilësoi si projekt sigurie për krahun jugor të NATO-s.

Në fund, ai apeloi që rajoni të mos trajtohet vetëm si hapësirë për menaxhimin e krizave, por si investim strategjik në arkitekturën euroatlantike të sigurisë, duke paralajmëruar se injorimi i këtyre zhvillimeve sot mund të prodhojë pasoja serioze në të ardhmen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk kam takuar askend me te keq cfare thoshte epstein per trump 69838b42a2cc7
Lajmi i mëparshëm

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

dora e vogel qe mbron shume xhensila emocionon me postimin per femijet 69839375b5b4b
Lajmi i radhës

“Dora e vogël që mbron shumë”, Xhensila emocionon me postimin për fëmijët

Të fundit nga

ShkoLartë